I pyetur nëse ishte pro kandidaturës së ministres franceze të Ekonomisë, Rehn përgjigjet se "ngjarjet e fundit në Europë kërkojnë drejtimin e kësaj instance nga një personalitet që i kupton sfidat e krizës së borxhit sovran europian në të gjithë kompleksitetin e tyre".
Në një intervistë për të përditshmen franceze "Les Echos". Komisioneri europian për Çështjet Ekonomike dhe Monetare, Olli Rehn, la të kuptohej se Christine Lagarde ishte kandidatja më e mirë për të drejtuar Fondin Monetar Ndërkombëtar (FMN).
I pyetur nëse ishte pro kandidaturës së ministres franceze të Ekonomisë, Rehn përgjigjet se "ngjarjet e fundit në Europë kërkojnë drejtimin e kësaj instance nga një personalitet që i kupton sfidat e krizës së borxhit sovran europian në të gjithë kompleksitetin e tyre".
Posti i drejtorit të përgjithshëm i FMN-së është vakant pas dorëheqjes së Dominique Strauss-Kahn, i akuzuar në Nju Jork për tentativë përdhunimi.
"Christine Lagarde është padyshim një personalitet me peshë në arenën ndërkombëtare dhe reputacioni i saj është rritur më tepër muajt e fundit për shkak të shkathtësisë në administrimin e krizës së borxhit në Europë dhe administrimit të mirë të presidencës franceze të G20-s", pohoi Rehn.
Ai shtoi se duke para konjukturën aktuale, është legjitime që Europa të bjerë dakord të prezantojë një kandidat ose kandidate.