E shtunƫ, 26.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Sipas njoftimit të ambasadës italiane, studentët që dëshirojnë të regjistrohen pranë universiteteve italiane në vitin akademik 2011- 2012 duhet: në fazën e parë, të dorëzojnë dokumentacionin e nevojshëm për procedurën e para-regjistrimit (dokumentet do të dorëzohen personalisht nga të interesuarit pranë Ambasadës Italiane
Studimet nė Itali nisin procedurat e regjistrimit








Maturantët shqiptarë që duan të nisin shkollën e lartë në një nga universitetet italiane duhet të nisin procedurat e regjistrimit paraprak. Ambasada italiane në Tiranë, ka publikuar të gjitha procedurat që duhet të plotësojnë të rinjtë shqiptarë, afatet e regjistrimit si dhe dokumentacioni që ata duhet të dorëzojnë për të ndjekur ëndërrën e tyre përtej Adriatikut për vitin akademik 2011-2012.

Ndërkohë që të interesuarit duhet të nxitojnë për të dorëzuar dokumentacionin e kërkuar, pasi ndryshe nga një vit më parë, kur ata kishin në dispozicion dy javë kohë për para-regjitrim, këtë vit kanë në dispozicion vetëm 10 ditë.

Procedurat

Sipas njoftimit të ambasadës italiane, studentët që dëshirojnë të regjistrohen pranë universiteteve italiane në vitin akademik 2011- 2012 duhet: në fazën e parë, të dorëzojnë dokumentacionin e nevojshëm për procedurën e para-regjistrimit (dokumentet do të dorëzohen personalisht nga të interesuarit pranë Ambasadës Italiane, duke caktuar takim nga data 6 deri në datën 17 qershor 2011); më pas, nga data 1 deri në datën 31 korrik, do të dërgohet përmes korrierit Albanian Courier, Dëftesa e Pjekurisë (ose diploma universitare) dhe dokumentacioni i nevojshëm për vizën për studim/universitet.

"Ambasada Italiane do t'u lëshojë vizën studentëve sapo të ketë marrë konfirmimin e regjistrimit prej Universitetit dhe do t'i dorëzojë të interesuarve (gjithmonë përmes Albanian Courier) pasaportën dhe dokumentet e legalizuara", - thuhet në njoftimim e ambasadës italiane.

FAZA E PARË

Është paraqitja e kërkesës për para-regjistrim. Sipas njoftimit, studentët që dëshirojnë të fillojnë procedurën e para-regjistrimit, duhet të caktojnë një takim pranë Ambasadës Italiane përmes shërbimit "Prenoto Online", në web site-in e Ambasadës Italiane në Tiranë (www.ambtirana.esteri.it), duke zgjedhur shërbimin "Regjistrimet Universitare".

Takimi mund të caktohet edhe përmes call center-it, në numrat 0900 404 3000 (nga telefonat fiks) dhe 0900 404 4000 (nga telefonat celularë). Takimet mund të caktohen nga data 6 deri në datën 17 qershor 2011. Studentët duhet të paraqitën në datën e takimit me dokumentacionin e mëposhtëm (gjithë dokumentet mund të shkarkohen në ëeb site-in e Ambasadës): formulari i regjistrimit (modello A) tërësisht i plotësuar, por i pa firmosur, në origjinal dhe 2 fotokopje.

U tërhiqet vëmendja studentëve mbi faktin se në kërkesë duhet të shënohet qartësisht vetëm një degë universitare, që nuk do të mund të ndryshohet më pas. Lista e të gjithë degëve mund të konsultohet në adresën http://www.studiare-in-italia.it/studentistranieri/. Dokument tjetër është edhe formulari i autentikimit të fotografisë, tërësisht i plotësuar por i pa firmosur, në origjinal dhe 2 fotokopje; Dëftesa e Pjekurisë dhe Certifikata e Maturës Shtetërore, në origjinal dhe 2 fotokopje.

Studentët që nuk zotërojnë më dëftesën origjinale do të dorëzojnë një vërtetim me rezultatet e të gjithë viteteve. Studentët e regjistruar në vitin e fundit, që do të marrin dëftesën në verën e 2011, do të paraqesin një vërtetim notash, me notat e tre viteve të para dhe të semestrit të parë të vitit të fundit. Dëftesa përfundimtare do të dorëzohet në Ambasadë përpara lëshimit të vizës.

Studentët që dëshirojnë të regjistrohen në kurset e ciklit të dytë (Laurea Magistrale) duhet të dorëzojnë diplomën universitare, listën e provimeve dhe programin e detajuar për çdo provim. Studentët e regjistruar në vit të fundit të sistemit tre-vjeçar, që do të marrin diplomën brenda verës së vitit 2011, duhet të dorëzojnë një vërtetim me provimet e dhëna.

Diploma përfundimtare do të dorëzohet në Ambasadë përpara lëshimit të vizës. Ambasada Italiane tërheq vëmendjen se dokumentet e lëshuara nga institucionet shqiptare duhet të jenë të legalizuara. Dokumentet e shkollës së mesme duhet të vulosen pranë Drejtorisë Arsimore Rajonale dhe pranë Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës. Më pas, dokumentet duhet të përkthehen në gjuhën italiane dhe të legalizohen pranë Ministrisë së Punëve të Jashtme (duhet të legalizohet origjinali dhe përkthimi). Ndërsa dokumentet universitare duhet të vulosen pranë Rektoratit dhe më pas të përkthehen në gjuhën italiane dhe të legalizohen pranë Ministrisë së Punëve të Jashtme (duhet të legalizohet origjinali dhe përkthimi).

Gjithashtu të interesuarit duhet të dorëzojnë edhe një fotokopje të formularit A1 për regjistrimin në 2 provimet me zgjedhje (për studentët që nuk zotërojnë ende certifikatën e Maturës Shtetërore); fotokopje e certifikatës së gjuhës italiane lëshuar nga Universiteti i Perugia-s (Celi 3); fotokopje e pasaportës si dhe 2 fotografi. Dokumentacioni duhet të dorëzohet në zarf, ku duhet të shënohen: emri dhe mbiemri i studentit; universiteti, fakulteti, dega e studimit; numri i telefonit (celular dhe telefon fiks) si dhe adresa e postës elektoronike.

Publikuar: 25.05.2011 | 13:44
Lexuar: 579 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet
blerina (19/02/2012 11:38:05) cfare duhet te bej me diplomen e shkolles se mesme per tu rregjistruar ne universitetin e italise. dua te shtoj qe jetoj ne itali prej 11 vjetesh,dhe per tu rregjistruar me duhen diploma e legalizuar dhe dichiarazione diu valore. ne kete rast mund ta bej tek amabsada shqiptare ne milano, apo jam e detyruar te kthehem ne qytatin tim ne shqiperi per te bere gjithe procedurat? kam urgjenze per pergjigjen faleminderit

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime