"RDK-ja është e gatshme t'i marrë përgjegjësitë e reja pas mbarimit të këtyre zgjedhjeve dhe të hapë perspektiva të reja për të gjithë dhe të dalim nga ky qorrsokak në të cilën na futi qeveria aktuale", tha Osmani dhe e kërkoi mbështetjen e banorëve të fshatit të Gostivarit, Çajle.
Partia RDK, lider i të cilit është kryetari i komunës së Gostivarit Rufi Osmani, mbrëmë në tubim në fshatin Çajle i paraqiti kandidatët për deputet në njësinë e gjashtë zgjedhore dhe një pjesë nga platforma politike.
"RDK-ja është e gatshme t'i marrë përgjegjësitë e reja pas mbarimit të këtyre zgjedhjeve dhe të hapë perspektiva të reja për të gjithë dhe të dalim nga ky qorrsokak në të cilën na futi qeveria aktuale", tha Osmani dhe e kërkoi mbështetjen e banorëve të fshatit të Gostivarit, Çajle.
Duke biseduar për qëllimet e partisë, Osmani theksoi se ka ekip i cili do të sigurojë një numër të mjaftueshëm të deputetëve, për siç tha, kthim të krenarisë të shqiptarëve. Pas këtyre zgjedhjeve partitë politike maqedonase do të kenë përfaqësues të vërtetë shqiptar, të cilët dinë se çfarë dëshirojnë, e jo shërbëtor siç ka deri më tani. Edhe për këtë ata të cilët deri më tani na përfaqësuan do t'i dërgojmë në politikë të harruar, tha lideri i RDK-së.
Krahas fjalimit të Osmanit fjalim mbajtën edhe kandidatë tjerë për deputetë.