Në këtë takim pune, Rektori Prof. Dr. Agron Reka dhe Rektori Prof. Dr. Hasan Kapllan nënshkruan marrëveshjen e bashkëpunimit ndërinstitucional. Në këtë takim pune bashkëbiseduesit u njohën rreth historikut të të dy universiteteve, fakultetet, drejtimet, programet studimore dhe formën e organizimit të punës akademike të institucioneve të tyre.
Një delegacioni i Universitetit Shtetëror të Tetovës, i kryesuar nga rektori Prof. dr. Agron Reka, Prorektori për shkencë Prof. dr. Reshat Qahili dhe Shefi i Zyrës për Marrëdhënie me Jashtë zonjusha Valdrina Fetai, javën e kaluar realizoi një vizitë zyrtare në Republikën e Shqipërisë. Gjatë vizitës në Shqipëri, Rektori i USHT-së, Prof. dr. Agron Reka zhvilloi disa takime me karakter pune me rektorët e universiteteve publike dhe private, në Tiranë dhe Elbasan.
Gjatë kësaj vizite, Rektori i Universitetit Shtetëror të Tetovës, Prof. dr.Agron Reka dhe Presidentja e Universitetit Evropian të Tiranës, zonja Teuta Dobi, nënshkruan Marrëveshje bashkëpunimi në mes dy universiteteve, e cila parasheh këmbimin e studentëve dhe stafit akademik, pjesëmarrje në projekte shkencore të përbashkëta, simpoziume dhe seminare, organizimin e punëtorive dhe tryezave të rrumbullakëta dhe shkëmbimin e përvojave mes tyre.
Po ashtu, gjatë qëndrimit në Shqipëri, Rektori Prof. dr. Agron Reka dhe bashkëpunëtorët e tij vizituan Universitetin ,,Epoka, në Tiranë, ku u pritën nga Rektori Prof. Dr. Hasan Kapllan dhe struktura udhëheqëse e këtij universiteti privat.
Në këtë takim pune, Rektori Prof. Dr. Agron Reka dhe Rektori Prof. Dr. Hasan Kapllan nënshkruan marrëveshjen e bashkëpunimit ndërinstitucional. Në këtë takim pune bashkëbiseduesit u njohën rreth historikut të të dy universiteteve, fakultetet, drejtimet, programet studimore dhe formën e organizimit të punës akademike të institucioneve të tyre.
Në kuadër të agjendës së vizitës në Republikën e Shqipërisë, delegacioni i Universitetit Shtetëror të Tetovës, vizitoi edhe Universitetin Bujqësor të Tiranës, gjatë së cilës zhvilloi takim pune me rektorin e këtij universiteti, prof. dr. Fatos Harizaj, Universitetin Aleksandër Xhuvani të Elbasanit, ku u mirëprit nga rektori Prof. dr. Liman Varoshi dhe udhëheqësia e këtij universiteti.
Në këtë takim pune, Rektori Prof. dr. Agron Reka dhe Rektori Prof. Dr. Liman Varoshi nënshkruan një marrëveshje shtesë të bashkëpunimit ndëruniversitar, të cilës i paraprin marrëveshja bazë e nënshkruar disa muaj më parë në hapësirat e Rektoratit të Universitetit Shtetëror të Tetovës.
Në përmbyllje të vizitës në Shqipëri, Rektori Prof. Dr. Agron Reka shprehu mirënjohje dhe gatishmëri që edhe në të ardhmen të vijojnë komunikimin vëllazëro r me universitetet shqiptare.