Në ndërkohë pritet të mbërrijnë edhe përfaqësuesit e komisioneve zonale nga Kosova dhe Presheva. Në tribunë po ashtu do të marrin pjesë edhe mësimdhënës nga e gjithë Maqedonia. Tribuna që do të mbahet në Komunën e Çairit ka për qëllim që të sqarojë të drejtën e integrimit kulturor, e drejtë kjo që nuk bie ndesh me ligjet ekzistuese të Maqedonisë.
Delegacioni nga Shqipëria i kryesuar nga Rezart Gashi, drejtor i Institutit të Integrimit të Kulturës Shqiptare, tashmë ka mbërri në Shkup, për të parë nga afër se si zhvillohet mësimi në gjuhën shqipe si dhe për të mbajtur një tribunë në lidhje me çështjen e unifikimit të teksteve shkollore.
Përveç drejtorit të Institutit, në tribunë marrin pjesë edhe Prof. Dr. Hulusi Hako, drejtues i Komisionit Zonal për Shqipërinë, Prof. Dr. Emil Lafe, gjuhëtar, Akademia e Shkencave të Shqipërisë, Prof. Dr. Murat Gecaj, gjuhëtar, studiues, autor i shumë librave për çështje arsimore, poeti e shkrimtari Namik Selmani, kryetar i Komisionit zonal për Çamërinë, Dr. Ibrahim Gashi, kryetar i Komisionit Qendror për unifikimin e teksteve shkollore, prof Dr. Hasan Cipuri, studiues i shkencave sociologjike dhe te gjuhëve të huaja, prof. Dr. Mevlan Kabo, studiues, gjeograf, Zyba Haso, poete, mësuese e shkollës fillore, autore e abetares, Fatbardh Danja, inspektor arsimor në Komunitetin Mysliman të Shqipërisë.
Në ndërkohë pritet të mbërrijnë edhe përfaqësuesit e komisioneve zonale nga Kosova dhe Presheva. Në tribunë po ashtu do të marrin pjesë edhe mësimdhënës nga e gjithë Maqedonia. Tribuna që do të mbahet në Komunën e Çairit ka për qëllim që të sqarojë të drejtën e integrimit kulturor, e drejtë kjo që nuk bie ndesh me ligjet ekzistuese të Maqedonisë.
Kryetari i Komisionit zonal të Maqedonisë, Skënder Hasani thotë se këtu duhet punuar më tepër në integrimin mbarëkombëtarë, pasi, siç thotë ai, pa integrimin mbarëkombëtarë nuk mund të ketë integrim evropian. Është e dëmshme që shqiptarët të integrohen të përçarë në Evropë, thotë Hasani. Ai sqaron se në ligjet ekzistuese të Maqedonisë lejohet që me tekste shkollore të konkurrojnë edhe libra nga rajoni.
Kjo pjesë e ligjit deri më tani nuk është shfrytëzuar, thotë Hasani, duke shtuar se në këtë mënyrë do të ishte shumë më lehtë që të punohej në këtë drejtim. Procesi i unifikimit të teksteve shkollore është në fazën përgatitore. Komisioni për Unifikimin e teksteve do të merret vetëm me analiza, ndërsa me përpilimin e teksteve do të merret një komision i posaçëm pranë ministrisë së arsimit.