E shtunƫ, 26.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Ky disertacion objekt hulumtimi ka sjelljen organizative të punëtorëve te subjektet hoteliere në Maqedoni. Më saktë, analizohen disa variable të sjelljes organizative që kanë ndikim në rezultatet e punës apo sjelljes njerëzore.
Programi studimor i Turizmit nė Fakultetin Ekonomik i USHT-sė pasurohet edhe me njė doktor tė shkencave nga fusha e turizmit









Në Fakultetin e Turizmit dhe Hotelerisë të Universitetit “Shën Klimenti i Ohrit” në Manastir, me datë 17.05.2011, Mr. Mislim Zendeli, mbrojti me sukses disertacionin e doktoraturës, me temë: “Sjellja organizative te subjektet hoteliere në Republikën e Maqedonisë”, para komisionit në përbërje: Prof. dr. Lidija Simonçeska–anëtare, Prof.Dr. Sofronija Milladinoski- kryetar, Prof.Dr. Mitre Avramoski-anëtar, Prof. dr. Gabriela Rakiçeviq-anëtare dhe Prof. dr. Liljana Batkoska – mentor, dhe fitoi titullin Doktor i shkencave nga fusha e turizmit dhe hotelerisë.

Punimi shkencor i doktoraturës, i kandidatit Mr. Mislim Zendeli, është nga lëmi i sjelljes organizative që paraqet njërën nga disiplinat më të reja shkencore, e që është e lidhur ngushtë me menaxhimin me burime njerëzore dhe menaxhmentin e përgjithshëm. Kjo disiplinë shkencore që studion sjelljen e njeriut në organizatat punuese është interdisciplinare dhe multidisiplinare, pasi huazon dhe ndërthur nocione, koncepte, dituri, koncepte dhe metoda të psikologjisë, sociologjisë së punës, antropologjisë dhe menaxhimit me burime njerëzore.

Ky disertacion objekt hulumtimi ka sjelljen organizative të punëtorëve te subjektet hoteliere në Maqedoni. Më saktë, analizohen disa variable të sjelljes organizative që kanë ndikim në rezultatet e punës apo sjelljes njerëzore. Më pas me ndihmën e softuerit SPSS bëhet përpunimi i të dhënave, testimi i hipotezave që në fund të nxirren konkluzat e hulumtimit empirik. Punimi ka për qëllim që të njohë menaxherët nga ekonomia e turizmit me nocionet, mjetet dhe metodat bashkëkohore që shfrytëzon bota e zhvilluar e që kanë të bëjnë me udhëheqjen përmes sjelljes organizative.
Mr. Mislim Zendeli, mbrojti me sukses disertacionin e doktoraturës
Më konkretisht, ata njihen me përvojat, njohuritë, ndryshimet në fushën e sjelljes organizative, njëherazi duke mëtuar aftësimin e menaxherëve nëpër organizata hoteliere të Maqedonisë, që përmes ndryshimeve në sjelljen individuale të të punësuarve, të përputhen qëllimet personale dhe atyre organizative. Kur arrihet kjo, atëherë më lehtë vihet deri tek objektivat e ndërmarrjes: shtimi i produktivitetit, të qenit i kënaqur në vendin e punës, zvogëlimi i fluktuacionit, sjelljeve devijante, absentizmit dhe sjellja pozitive qytetare.

Sipas fjalës së mentores Prof. dr. Liljana Batkovska ky punim është ndër të parët nga kjo fushë e re e menaxhmentit dhe i njëjti do të kontribuojë në ndryshimin e mënyrës së menaxhimit të sjelljes organizative te ndërmarrjet hoteliere në Maqedoni.

Mislim Zendeli aktualisht është asistent në Programin studimor të Turizmit në Fakultetin Ekonomik të USHT-së, të njëjtën detyrë e ushtron që nga hapja e këtij programi studimor.

Publikuar: 25.05.2011 | 06:16
Lexuar: 893 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet
seferi (10/06/2011 00:38:06) suksese te metutjeshme dhe pun te mbar ne ****eren petagogjike

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime