E shtunƫ, 26.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Bëhet fjalë për shkatërrimin publik e narkotikëve të konfiskuar dhe armëve ilegale nga rastet për të cilat janë marrë vendime gjyqësore penale dhe kundërvajtëse, siç është rasti me "Madam Pepi".
Shkatėrrohen droga e konfiskuar dhe armėt ilegale nė furrat e Makstilit









Njëqind e gjashtëdhjetë e shtatë kilogramë heroinë, 1 kilogram e 760 gramë kokainë, 10 kilogramë e 408 gramë opium i papërpunuar, 5 kilogram marihuanë dhe hashash dhe rreth 250 copë armë nga lloji i ndryshëm, sot janë shkatërruar në shkritoren e NP Makstill në Shkup.

Bëhet fjalë për shkatërrimin publik e narkotikëve të konfiskuar dhe armëve ilegale nga rastet për të cilat janë marrë vendime gjyqësore penale dhe kundërvajtëse, siç është rasti me "Madam Pepi".

Ministrja e Punëve të Brendshme Gordana Jankullovska, e cila morri pjesë në ngjarjen, theksoi se ky është edhe një konfirmim i përcaktimit të fuqishëm që të vazhdohet lufta kundër tregtisë ilegale me drogë dhe armë.

"Rezultatet flasin se nëse i krahasojmë katër vitet e fundit me të kaluarat, rritet efikasiteti i policisë kur bëhet fjalë për luftën kundër tregtisë ilegale me drogë. Ka 52 për qind më shumë aktpadi kundër personave dhe 25 për qind rritje të sasisë së drogës së konfiskuar", deklaroi ministrja Jankullovka.

Pyetjes së gazetarëve nëse ka urdhër nga gjykata hetuese për konfiskime të reja për disa nga rastet aktuale siç janë "Pezhishka", "Fallanga", "Metastaza"..., Jankullovska decide se MPB-ja në kontiunitet vepron sipas urdhërave gjyqësore dhe orientimeve, në bashkëpunim me Prokurorinë publike, por në këtë moment nuk ka aktivitete më serioze. Megjithatë, tha, nuk është përjashtuar mundësia që të ndërmerren aktivitete plotësuese në lidhur me rastet e përmendura konkrete, për shkak të sqarimeve të caktuara, plotësimeve apo sqarimeve.

Publikuar: 25.05.2011 | 15:26
Lexuar: 484 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime