Aksioni do të realizohet përmes shpërndarjes së broshurave në sheshet ose në rrugët më të frekuentuara në Shkup, Manastir, Kumanovë, Kratovë, Kriva Pallankë, Kavadar, Probishtip, Shtip, Koçanë, Vinicë, Berovë, Dellçevë, Radovish, Strumicë, Gjevgjeli, Negotinë, Veles, Prilep, Krushevë, Strugë, Kërçovë, Dibër, Gostivar dhe Sveti Nikollë.
Nën moton "Ta mbrojmë Maqedoninë nga zjarret" Drejtoria për mbrojtje dhe shpëtim, Shërbimi i zjarrfikësve, Ndërmarrja publike "Pyjet e Maqedonisë" dhe Brigada e zjarrfikësve të Qytetit të Shkupit sot organizojnë një aksion për parandalim nga zjarri.
Aksioni do të realizohet përmes shpërndarjes së broshurave në sheshet ose në rrugët më të frekuentuara në Shkup, Manastir, Kumanovë, Kratovë, Kriva Pallankë, Kavadar, Probishtip, Shtip, Koçanë, Vinicë, Berovë, Dellçevë, Radovish, Strumicë, Gjevgjeli, Negotinë, Veles, Prilep, Krushevë, Strugë, Kërçovë, Dibër, Gostivar dhe Sveti Nikollë.
Qëllimi i kësaj ngjarje është që të ngrihet vetëdija e qytetarëve për zjarret, për parandalimin e tyre, si dhe përgatitja e popullatës për sezonin e ardhshëm nga zjarret dhe rolin e tij në sistemin për siguri dhe shpëtim.
Aksioni i tillë është organizuar edhe vitin e kaluar, që u tregua i suksesshëm dhe u gjet në kritika pozitive nga popullata lokale dhe nga institucionet tjera qeveritare dhe joqeveritare.