Ka tre çmime të para - për karikaturë e merr Coço Peev nga Bullgaria, për vizatim statik - Makmudjon Eshonkullov nga Uzbekistani dhe për strip - Hamidreza Mosajebi nga Irani. Çmimi është në të holla dhe është nga 1.000 dollarë.
"Osten" sonte do të hap ekspozitë të veprave të arritura në Galerinë e 39-të botërore të karikaturave. Sivjet kanë konkurruar 800 karikatura nga 408 autorë të 64 shteteve. Në hapje do të shpallen autorët e veprave më të mira.
Ka tre çmime të para - për karikaturë e merr Coço Peev nga Bullgaria, për vizatim statik - Makmudjon Eshonkullov nga Uzbekistani dhe për strip - Hamidreza Mosajebi nga Irani. Çmimi është në të holla dhe është nga 1.000 dollarë.
Çmime speciale (pllaketa) do të fitojnë dhjetë autorë, në mesin e të cilëve dy janë nga Maqedonia - Nikolla Angellkoski dhe Mile Mançevski. Gran-pri për vepër jetësore në Galerinë e 39-të botërore të karikaturave e merr karikaturisti i njohur botëror Adolf Born nga Çekia. Ai nuk do të vijë në hapjen e ekspozitës dhe çmimi do t'i dorëzohet në një rast tjetër.
Vendimin për çmimet e solli juria nën kryesimin e Zdenko Puhinit nga Kroacia, i cili është edhe kryetar i Shoqatës kroate të karikaturistëve.
Në shtator "Osten" do ta organizojë edhe Galerinë botërore për vizatime.