E shtunƫ, 26.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

“Mirëpres lajmin se Ratko Mlladiç është arrestuar dhe po dërgohet në Hagë. Ai luajti një rol kyç ne disa nga episodet më të errëta të historisë së Ballkanit dhe të Evropës. Pas 16 vitesh, arrestimi i tij ofron më në fund një shans për vënien në vend të drejtësisë” tha Anders Fogh Rasmussen, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s.
BE-NATO mirėpresin arrestimin e Mlladiē










Brukseli reagoi rrufeshëm ndaj lajmit se i shumë-kërkuari Ratko Mlladiç mund të jetë arrestuar. Në fillim me kujdes, pasi shpjegoi se bëhet fjalë për lajme mediash, dhe se ende nuk ka një konfirmim përfundimtar nga autoritetet serbe, Natasha Batler, zëdhënësja e Komisionerit Fyle deklaroi:“Nëse kjo është e vërtetë, ne konsiderojmë se Serbia e ka kuptuar rëndësinë e bashkëpunimit të plotë me Gjykatën e Hagës, rëndësinë e pajtimit me historinë dhe me popullin e saj duke vendosur kështu që të përparojë konkretisht më tej në rrugën e saj evropiane” tha Natasha Butler, zëdhënëse e Komisionit Evropian. Arrestimin e Mlladiç e mirëpriti edhe Presidenti i Parlamentit Evropian, Jerzhi Buzek.

“Ky arrestim është një lajmi i mirë për Serbinë, për stabilitetin e rajonit dhe i jep një ritëm tjetër procesit të anëtarësimit të Serbisë në BE” tha Jerzy Buzek, Presidenti i Parlamentit Evropian. Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Anders Fogh Rasmussen, e vlerësoi këtë arrestim si një hap të rëndësishëm të Ballkanit drejt Evropës si e tërë, në liri dhe paqe.

“Mirëpres lajmin se Ratko Mlladiç është arrestuar dhe po dërgohet në Hagë. Ai luajti një rol kyç ne disa nga episodet më të errëta të historisë së Ballkanit dhe të Evropës. Pas 16 vitesh, arrestimi i tij ofron më në fund një shans për vënien në vend të drejtësisë” tha Anders Fogh Rasmussen, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s.

Ish-Gjenerali i serbëve të Bosnjës, Ratko Mlladiç është një prej personave më të kërkuar nga Gjykata e Hagës për krime lufte në ish-Jugosllavi. Ai akuzohet për gjenocid dhe krime lufte, ndër të tjera, për masakrën e të paktën 7500 burrave dhe djemve myslimanë në qytetin e Srebrenicës në vitin 1995.

Rut:'Kapja e Mlladiqit nuk nënkupton anëtarësim automatik në BE'

Kryeministri holandez, Mark Rut, ka thënë se arrestimi i Ratko Mlladiqit, të akuzuarit për gjenocid në Bosnjë e Hercegovinë, është parakusht i rëndësishëm për hyrjen e Serbisë në BE, por nuk i mundësonë një hyrje automatike.

“Duhet shikuar të gjitha faktet rreth çdo anëtarësimi. Ngjarja e sotme ishte një element i rëndësishëm, por arrestimi i këtij njeriu nuk nënkupton anëtarësimin. Kjo nuk funksionon kështu”, ka thënë Rut për televizionin holandez.

Është pikërisht Holanda vendi që më së shumti ka insistuar në arrestimin e Mlladiqit, si parakusht për t’ia lejuar Serbisë rrugën drejt anëtarësimit në BE.

Eshton:' Mlladiqi të transferohet në Hagë pa vonesa'

Shefja e Diplomacisë evropiane, Kethrin Eshton, e ka përshëndetur arrestimin e Ratko Mlladiqit, dhe ka thënë se transferimi i tij në Tribunalin e Hagës, duhet të bëhet pa vonesa. Eshton bëri këtë deklaratë gjatë qëndrimit të saj në Beograd.

Publikuar: 26.05.2011 | 17:11
Lexuar: 236 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime