Mjeku tha se, pavarësisht problemeve shëndetësore që "lider maximus" kaloi në vitin 2006-të, ai, që më 13 gusht mbush plot 85 vjeç, aktualisht gëzon një shëndet të shkëlqyer dhe të qëndrueshëm.
Lideri kuban, Fidel Kastro mund të jetojë deri në 140 vjet, pavarësisht problemeve shëndetësore që ka patur vitet e fundit.
Kështu shprehet ish-mjeku i Kastros Eugenio Selman-Housein gjatë një seminari shkencor të mbajtur në Havana ditën e mërkurë.
Mjeku tha se, pavarësisht problemeve shëndetësore që "lider maximus" kaloi në vitin 2006-të, ai, që më 13 gusht mbush plot 85 vjeç, aktualisht gëzon një shëndet të shkëlqyer dhe të qëndrueshëm.
Në Kubë regjistrohen 1551 persona mbi moshën 100 vjeçare, një përqindje kjo e konsideruar e lartë në raport me numërin e përgjithshëm të popullsisë që shkon pak më shumë se 11 milion banorë.