Banka Evropiane për Ripërtëritje dhe Zhvillim (BERZH) sivjet në ekonominë ruse do të investojë të paktën tre miliardë dollarë, deklaroi përfaqësuesi zyrtar i bankës Alen Piloa.
Banka Evropiane për Ripërtëritje dhe Zhvillim (BERZH) sivjet në ekonominë ruse do të investojë të paktën tre miliardë dollarë, deklaroi përfaqësuesi zyrtar i bankës Alen Piloa.
Rusia "mbetet rajon kryesor për investimet në bankë" deklaroi ai në Asamblenë vjetore të BERZH-it që këtë fundjavë u mbajt në kryeqendrën britanike.
BERZH-i përpiqet që me investimet e saj ta ulë varësinë e Rusisë nga resurset natyrore, para së gjithash nga nafta dhe gazi, diverzifikimin e ekonomisë së saj, modernizimin e infrastrukturës, zhvillimin e sektorit financiar, përmirësimin e standardit në administrimin e kompanive dhe efikasitet më të madh në energjitikë.
Vitin e kaluar banka investoi në 69 projekte në mbarë Rusinë rreth 2,5 miliard dollarë ose 37 për qind nga vlera e operacioneve të saj financiare në vendet në tregun e të cilave vepron.
Banka e cila është themeluar në vitin 1991 me qëllim ndihmën financiare të ish-vendeve komuniste që kanë kaluar në ekonominë e tregut, paraprakisht paralajmëroi se këtë vit në vendet e Evropës Lindore dhe të Mesme do të investojë rreth 9,2 miliardë dollarë rekorde ose përafërsisht dy miliardë më shumë se vitin e kaluar.