Thaçi përdori retorikë të ashpër edhe mbi pushtetin, duke e akuzuar për kërcënime dhe shantazh, si dhe shkelje të të drejtave të shqiptarëve.

PDSH i vazhdoi aktivitet e saj zgjedhore mbrëmë në fshatin Dobridoll. Para banorëve të këtij fshati kreu i partisë Menduh Thaçi shpalosi programin zgjedhor të saj. Thaçi kërkoi mbështetje për platformën e PDSH-së, e cila sipas tij, do të përmirësojë pozitën e popullit shqiptar në Maqedoni. Thaçi përdori retorikë të ashpër edhe mbi pushtetin, duke e akuzuar për kërcënime dhe shantazh, si dhe shkelje të të drejtave të shqiptarëve. Uashingtoni dhe Brukseli janë kulmi i demokracisë, ata nuk shkelin mbi vullnetin politik të një populli. Vullneti politik i këtij populli është kundër nazistëve dhe komunistëve që shkelin të drejtat në shekullin 21-deklaroi Thaçi. I afrohemi qëllimit të parë tonit, qëllimit hyjnorë që ta legjitimojmë këtë platformë. Unë jam i vetëdijshëm se ju jeni të lodhur, se ju jeni të rraskapitur, por në të njëjtën kohë jam i vetëdijshëm se pushteti ju bën shumë zullum, se bëjnë kërcënime, se njerëzit i largojnë prej pune, se u thonë mos votoni andej se pastaj do të keni dëme të mëdha. Ju siguroj se ata janë shumë pak njerëz, ata të cilët i bëjnë dëm kësaj platformë nuk i kap as treshifrori tha Menduh Thaçi, kryetar i PDSH-së