E shtunƫ, 26.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Gazetarët të cilët gjenden në oborrin e gjykatës vërejtën një avokat si sjell barna, por nuk kanë arritur të kuptojnë nëse ato janë të dedikuara për gjeneralin 69-vjeçar.
Rakto Mlladic nė gjendje shumė tė keqe psikike, nuk flet





- Ish-komandanti i serbëve të Bosnjës Ratko Mlladiq, i cili herët në mëngjes ishte arrestuar në afërsi të Zrenjanin, momentalisht gjendet në ndërtesën e Gjykatës themelore për krime lufte në Beograd për hetim dhe është në "gjendje shumë të keqe psikike", kumtuan burimet e gjykatës.

Gazetarët të cilët gjenden në oborrin e gjykatës vërejtën një avokat si sjell barna, por nuk kanë arritur të kuptojnë nëse ato janë të dedikuara për gjeneralin 69-vjeçar.

"Ai është shumë i zbehtë, që tregon se nuk ka dalë shumë në ajër të pastër dhe kjo është një ndër arsyet për fshehjen e tij të suksesëshme", deklaroi kryetari i Këshillit kombëtar për bashkëpunim me Tribunalin e Hagës Rasim Lajiq.

Mladiq nga selia e Agjencisë informative - të sigurisë (BIA) është sjellë me një nga tre automjetet të cilat kanë hyrë në parkingun e gjykatës.

Gjykatësi hetues në Gjykatën Themelore për krime të luftës do të vendosë pas marrjes në pyetje nëse janë plotësuar kushtet për ekstradim të Ratko Mlladiq në Tribunalin e Hagës.

Procedura ligjore parashikon ndaj Mladiqit të kryhet kontroll mjekësor.

Përfundon seanca, Mlladiq s’flet

Në gjykatën speciale në Beograd, në orët e pasdites, ka përfunduar seanca dëgjimore ndaj të kërkuarit nga Gjykata e Hagës për krime lufte, Ratko Mlladiq, për shkak të gjendjes së rënduar shëndetësore të tij.

Avokati i tij, Milosh Shaljiq, pas përfundimit të seancës, ka thënë se gjyqtari Milan Dilpariq ka provuar të komunikojë me Mlladiqin, por nuk ia ka arritur pasi ai e ka pasur të pamundur të flas.

Sipas Shaljiq, gjyqtari madje nuk ka mundur as t’ia marrë të dhënat personale të ish-gjeneralit, për shkak të problemeve psikofizike të tij.

Shaljiq ka shpjeguar që Mlladiq disa herë ka provuar t’i drejtohet prokurorëve, “por ka folur palidhje”. Shaljiq ka thënë se klienti i tij do të kontrollohet nga mjekët, pasi një gjë e tillë ende nuk është bërë.

Avokati ka pohuar se Mlladiq është i vetëdijshëm që është arrestuar dhe se ku gjendet, por, sipas tij, “ai nuk e njeh Tribunalin e Hagës”.

Publikuar: 26.05.2011 | 22:37
Lexuar: 857 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime