Nënpresidenti amerikan Xhozef Bajden sot e fillon vizitën në Ballkan, e cila e përfshin Bosnjë e Hercegovinën, Serbinë dhe Kosovën. Ai do të bisedojë me drejtuesit e tri vendeve për domosdoshmërinë e përshpejtimit të reformave me qëllim të integrimit të Ballkanit Perëndimor në BE.
Nënpresidenti amerikan Xhozef Bajden sot e fillon vizitën në Ballkan, e cila e përfshin Bosnjë e Hercegovinën, Serbinë dhe Kosovën. Ai do të bisedojë me drejtuesit e tri vendeve për domosdoshmërinë e përshpejtimit të reformave me qëllim të integrimit të Ballkanit Perëndimor në BE.
Sipas ekspertëve për çështje ballkanike Daniel Nelson në Beograd, Bajdeni do ta theksojë domosdoshmërinë e Serbisë që të bëhet pjesë e pandarë e Evropës.
"Serbët shkojnë drejt BE-së, por me shpejtësi të kërmillit. Kjo tendencë ngadalësohet nga probleme si korrupsioni politika e përzierjes në punët e brendshme të Kosovës dhe gjendjen e brishtë të demokracisë në vetë Serbinë", deklaroi Nelsoni për Zërin e Amerikës.
Ai shtoi se Bajdeni pret nga Beogradi masa energjike në të gjitha tre frontet dhe vlerësoi se nënpresidenti amerikan vjen në Ballkan "pa shkopin dhe karrotën".
Bajdeni, sipas Nelsonit, gjithashtu dëshiron të dëgjojë nga liderët e Ballkanit se nuk do ta minojnë pavarësinë e Kosovës me nxitje të separatizmit apo ndarjes së pjesëve, në të cilat jeton popullata serbe.
Sipas tij, gjithashtu në takimet me udhëheqësinë serbe, nënpresidenti i SHBA-së do t'i kushtojë vëmendje të madhe marrëdhënieve mes Republikës Serbe dhe Serbisë dhe do të kërkojë bindje nga presidenti Boris Tadiq se nuk i pranon kanosjet e vazhdueshme për ndarje, të cilët vijnë nga Republika Serbe dhe kryeministri i saj Milorad Dodik.
Qëndrimi i administratës amerikane është se Bosnja e Hercegovina akoma nuk e ka realizuar stabilitetin e domosdoshëm", shtoi Nelson.
"Ky është tashmë fakt i përfunduar. Sa më shpejt që të gjithë në Beograd e kuptojnë këtë, kjo do të jetë më mirë për Serbinë për rajonin në tërësi. Konsideroj se Bajdeni do t'u transmetojë liderëve të Kosovës se SHBA-ja e mbështetë pavarësinë e Kosovës, si dhe se presin nga kryeministri Hashim Thaçi të kalojë nga fjalët në verpa lidhur me europjanizimin e Kosovës", vlerëson Nelson.
Ai shtoi se nga liderët e Kosovës, Bajdeni do të kërkojë të sigurojnë mbrojtje të të drejtave të njeriut të pakicës serbe dhe t'i mbrojnë përmendoret kulturore dhe fetare në Kosovë./mia/