Kundër kryeministrit italian paralelisht zhvillohen katër vepra gjyqësore, nga të cilat tre janë për keqpërdorim ose korrupsion, ndërsa njëra e njohur me emrin "Rubigejt" është nën akuzë se ka shfrytëzuar shërbime të një prostitute marokene minorene, si dhe se e ka keqpërdorur detyrën zyrtare.
- Kryeministri italian Silvio Berluskoni iu ankua presidentit amerikan Barak Obama në margjinat e takimit të Grupit të tetë vendeve me industri më të zhvilluar në botë (G-8) në qytetin francez Dovil nga problemet me organet gjyqësore, duke theksuar se "Italia gjendet nën diktaturën e gjykatësve majtistë".
Kundër kryeministrit italian paralelisht zhvillohen katër vepra gjyqësore, nga të cilat tre janë për keqpërdorim ose korrupsion, ndërsa njëra e njohur me emrin "Rubigejt" është nën akuzë se ka shfrytëzuar shërbime të një prostitute marokene minorene, si dhe se e ka keqpërdorur detyrën zyrtare.
"Prezantuam reformë gjyqësore, e cila është fundamentale për ne. Në Itali kemi diktaturë të konsiderueshme të forcave majtiste", i deklaroi Berluskoni Barak Obamës gjatë kohës së pauzës së takimit të G-8-shit.
Presidenti amerikan e dëgjoi komentin e Berluskonit, por nuk u përgjigj.