Për këtë arsye jam sot këtu të ju falënderoj dhe kërkoj bashkëpunim të ngushtë me misionin e EULEX-it, dhe për këtë qëllim unë sot do të takoj kryeministrin dhe ministra të qeverisë së Kosovës, deklaroi ajo
Shefja e politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Ketrin Eshton, tha sot në kryeqytetin e Kosovës, Prishtinë, se 27 vendet anëtare të Bashkimit Evropian (BE) e mbështesin fuqishëm misionin e EULEX-t në Kosovë.
Sundimi i rendit dhe ligjit është çështja më e rëndësishme për të ardhmen e Kosovës, për qytetarët e saj dhe element kryesor në ambiciet e Kosovës për integrim në Bashkimin Evropian. Për këtë arsye jam sot këtu të ju falënderoj dhe kërkoj bashkëpunim të ngushtë me misionin e EULEX-it, dhe për këtë qëllim unë sot do të takoj kryeministrin dhe ministra të qeverisë së Kosovës, deklaroi ajo.