Ministri tunizian nuk përmendi se në çfarë forme do të ndahet kjo ndihmë për reformat demokratike në vendet arabe. Pritet që mjetet të sigurohen kryesisht përmes kredive nga institucionet financiare ndërkombëtare.
- Vendet nga G-8 propozuan 40 miliardë dollarë për përkrahje të "Pranverës arabe", deklaroi ministri tunizian i Financave, Xhelul Ajed.
Presidenti francez Nikolla Sarkozi publikoi pako me vlerë prej gjithsej 40 miliardë dollarë për rajonin, deklaroi Ajed në takimin e kreut të G-8 në qytetin Dovil, në Francë. Ai theksoi se paratë nuk janë ndarë sipas shteteve, si dhe se është paraparë që hollësirat të caktohen në mbledhjet në nivel ministror nga fillimi i korrikut.
Ministri tunizian nuk përmendi se në çfarë forme do të ndahet kjo ndihmë për reformat demokratike në vendet arabe. Pritet që mjetet të sigurohen kryesisht përmes kredive nga institucionet financiare ndërkombëtare.
Në qytetin francez Dovil më 26 maj filloi takimi dyditor i shefave të shteteve ose qeverive në grupit tetë vendet më të zhvilluara industriale në botë (G8), të cilin e përbëjnë Britania e Madhe, Gjermania, Italia, Japonia, Kanadaja, Rusia, SHBA-ja dhe Franca.
Sipas paralajmërimeve nga Franca, e cila është organizatore e takimit, do të bisedohet për trazirat dhe ndryshimet në shtetet e Lindjes së Afërt dhe Afrikës Veriore, për procesin paqesor të Lindjes së Afërt, për ngjarjet më të reja në kuadër të ekonomisë globale, si dhe për trashëgimtarin e drejtorit ekzekutiv të Fondit Ndërkombëtar Monetar (FNM), Dominik Stros Kan.