E shtunƫ, 26.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Selmani tha se si pjesë e Qeverisë do ta zgjedhin çështjen e emrit dhe do ta çojnë Maqedoninë në NATO dhe BE. DR sonte do të mbajë tubim para qytetarëve të Kumanovës.
Selmani: ‘Ndaluam projektet antishqiptare’








Demokracia e Re mbrëmë takoi elektoratin e saj në Reçicë të Tetovës, Çarshinë e Epërme, ndërsa tubim mbajti para banorëve të Bërvenicës. Kryetari i DR-së Imer Selmani tha se DR-ja që nga fillimi e kundërshtoi regjistrimin e popullsisë dhe në këtë mënyrë parandaloi zvogëlimin e numrit të shqiptarëve në Maqedoni. Selmani tha se si pjesë e Qeverisë do ta zgjedhin çështjen e emrit dhe do ta çojnë Maqedoninë në NATO dhe BE. DR sonte do të mbajë tubim para qytetarëve të Kumanovës.
“Ne do të sigurojmë dhe krijojmë mbi 50 mijë vende të reja të punës. Për këta djem të ri për këta vajza për të siguruar të ardhmen tonë këtu në këtë vend, në vendlindjen tonë e jo për të shikuar dhe për të marrë gjithmonë rrugët e kurbetit. Neve nuk na duhet Çellopek pa njerëz, neve nuk na duhet Tetovë me një të tretën e njerëzve, ne duam që edhe ata që sot jetojnë në Evropë dhe Amerikë ti kthejmë këtu, këtu e kanë vendin e tyre, e kanë të ardhmen e tyre”, tha Imer Selmani, kryetar i DR-së.

Publikuar: 27.05.2011 | 18:46
Lexuar: 235 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime