E shtunƫ, 26.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Qendra e tretë më e rëndësishme për shqiptarët dhe që gjithë ne jemi krenar dhe veçanërisht ju shqiptarët e Manastirit, kanë Manastirin, qytetin ku u unifikua Alfabeti i Gjuhës Shqipe”, deklaroi Ali Ahmeti duke sqaruar se këto janë tre shtyllat e kombit pa të cilët nuk do ishte historia, nuk do ishte shkenca, nuk do ishin shtete shqiptare.
Ahmeti: Manastiri ėshtė njėri nga tre shtyllat e kombit shqiptar






Bashkimi Demokratik për Integrim ka vazhduar edhe gjatë ditës së sotme me takime me qytetarët dhe tubime me shqiptarët e Manastirit dhe fshatrave përreth, duke prezantuar programin qeverisë të BDI-së 2011-2015.

Shqiptarët kanë tre qendra. Prizreni në të cilin u zhvilluar Lidhja e Prizrenit ku u vendos platforma e unifikuar e shqiptarëve për kombin tonë. Shqiptarët kanë Vlorën ku u shpall Pavarësia e Shqipërisë. Qendra e tretë më e rëndësishme për shqiptarët dhe që gjithë ne jemi krenar dhe veçanërisht ju shqiptarët e Manastirit, kanë Manastirin, qytetin ku u unifikua Alfabeti i Gjuhës Shqipe”, deklaroi Ali Ahmeti duke sqaruar se këto janë tre shtyllat e kombit pa të cilët nuk do ishte historia, nuk do ishte shkenca, nuk do ishin shtete shqiptare.

Lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim Ali Ahmeti ka folur në qytetin e shkronjave Manastirin dhe shqiptarët e këtij qyteti që është simbol i gjuhës shqipe, për rëndësinë e madhe që ka ky qytet dhe shqiptarët e këtij qyteti për mbarë shqiptarët kudo që janë, për shkak se është ky qytet që u hapi dyert rilindësve tanë dhe patriotëve dhe shkencëtarëve shqiptarë në 1908 për të themeluar Alfabetin e Gjuhës Shqipe nga ku filloi edhe arsimi shqip.

“Drita e syve është arsimi dhe ju gjithmonë keni dhënë njerëz të ditur për shqiptarët. Vazhdoni të punoni. Unë jam këtu t’ju përkrah, tu trimëroj, t’ju jap vullnet që keni më shumë dëshirë dhe vullnet të punojmë së bashku për të mirën e të gjithë shqiptarëve dhe vecanarishtë të shqiptarëve të Manastirit”, u shpreh Ahmeti.

Marrëveshja e Ohrit garanton barazi, tha Ahmeti para qytetarëve të Manastirit, Marrëveshja e Ohrit garanton të drejta të barabarta për të gjithë.

Ali Ahmeti u ka bërë thirje shqiptarëve të Manastirit që të regjistrojnë fëmijët e tyre në Gjimnazin në gjuhën shqipe në Manastir për shkak se gjuha shqipe është gjuha e nënës, gjuha që flasin 8 milion shqiptarë në Ballkan, se është gjuha që na nderon.

“Do t’ju kisha lutur që sa më shumë shqiptar të regjistrohen në Gjimnazin e Manastirit. Gjuha shqipe flitet nga 8 milion shqiptar në Ballkan. Gjuha shqipe sot flitet edhe nga maqedonasit se tash është nevojë edhe për ata. Ata mësojnë nëpër shkolla e kurse gjuhën shqipe. Mos nguroni, por regjistroni nxënësit të mësojnë gjuhën amtare”, u apeloi Ahmeti shqiptarëve të Manastirit.

Lideri i BDI-së sqaroi se në Maqedoni ka vendim të veçantë për trajtim të veçantë vendet ku shqiptarët janë pakicë, si në Manastir, Prespë, Krushëve. “Ky vendim sak si mos respektohet dhe ne duhet të punojmë që të ndërtojmë të ardhmen tonë edhe këtu dhe kjo bëhet duke punuar së bashku, duke u angazhuar të gjithë ju së bashku me ne, duke u bashkuar ju dhe mos u përçani, bëhuni bashkë sepse kështu jemi më të fortë dhe duke qenë më të fortë jemi më të rëndësishëm”, konstatoi Ali Ahmeti duke u bërë thirrje shqiptarëve të Manastirit që të mobilizohen dhe të tjerëve që të bashkohen rreth BDI-së duke votuar numrin 7.

Para shqiptarëve të Manastirit foli edhe sekretari i përgjithshëm i BDI-së Abdilaqim Ademi i cili bëri apel që shqiptarët kudo që janë të dalin sa më masovikishtë të bashkuar për shkak se vetëm të bashkuar tha Ademi, ne mund ti çojmë proceset përpara.

Publikuar: 27.05.2011 | 20:13
Lexuar: 643 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime