Përveç Cërvenkovskit, qytetarëve të tubuar iu drejtua edhe Radmilla Sheqerinska, e cila është kandidate për kryeministre nga radhët e LSDM-së. Ajo nga foltorja iu bëri thirrje të rinjve dhe të papërcaktuarve që të dalin në votime dhe të votojnë, që të mos votojë dikush tjetër në emër të tyre.
LSDM miting mbajti në Kriva Pallankë. Prej atje lideri i kësaj partie Branko Cërvenkovski porositi se populli tashmë nuk frikohet nga Gruevski, por Gruevski ka frikë nga populli dhe duhet të trembet, sepse ndëshkimi do të arrijë më 5 Qershor.
Përveç Cërvenkovskit, qytetarëve të tubuar iu drejtua edhe Radmilla Sheqerinska, e cila është kandidate për kryeministre nga radhët e LSDM-së. Ajo nga foltorja iu bëri thirrje të rinjve dhe të papërcaktuarve që të dalin në votime dhe të votojnë, që të mos votojë dikush tjetër në emër të tyre.
Ajo premtoi edhe se do të vendos rregull në shëndetësi, pastaj hapjen e vendeve të reja të punës dhe se Maqedonia përsëri do të ketë një të ardhme sikurse që e kishte pesë vjet më parë. LSDM aktivitetin e saj zgjedhor sot e realizon në rrethinën e Shkupit.
Nëse bëhesh kryeministër, duhet të jesh kryeministër për të gjithë dhe jo vetëm për ata që të kanë votuar, por edhe për ata që nuk ta kanë dhënë votën. Në mënyrë të barabartë duhet të mbash llogari dhe të kujdesesh për të gjithë në këtë vend.
Gjendja në vend nuk është e mirë, po shkon prej keq e më keq. Borxhi i përgjithshëm është shtuar në më shumë se 4 miliard euro gjatë viteve të fundit. Çdo e treta familje po bën luftë për mbijetesë, përderisa ekonomia po fundoset, deklaroi Branko Cërvenkovski, kryetar i LSDM-së.