Më shumë se 90 kërkesa për përkrahje të zhvillimit rural janë dorëzuar në javën e parë të këtij muaji kur edhe zyrtarisht filloi afati për dorëzim.
Më shumë se 90 kërkesa për përkrahje të zhvillimit rural janë dorëzuar në javën e parë të këtij muaji kur edhe zyrtarisht filloi afati për dorëzim. Periudhën e njëjtë vitin e kaluar, siç informon Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, janë dorëzuar dyfish numër më i vogël i aplikimeve.
Këtë vit për përkrahje të zhvillimit rural janë ndarë shtatë milionë euro ose dyfish më shumë nga viti i kaluar. Mjetet janë dedikuar për investime të zhvillimit në më shumë sektorë, ndërsa përdorimi i tyre është sipas parimit të kofinancimit. Nëse bujqit i plotësojnë kushtet të parashikuar me programin, iu kthehen gjysma e parave të investuara.
"Për mes kofinancimit agrar do të realizohen 14 milionë euro si biznese të drejtpërdrejta strategjike, para së gjithash, për modernizim të prodhimtarisë, për rritjen e konkurrencës, për ngritjen e aranzherive të reja dhe fermave, për furnizim të pajisjeve për përpunim, paketim dhe marketing, ndërsa këtë vit për herë të parë janë planifikuar edhe subvencione për traktorë", thotë ministri resor Aco Spasenovski.
Sipas tij, përkrahja për zhvillim rural është zhvilluese, dhe jo sociale si subvencionet. Grupi përkatës janë bujqit e regjistruar dhe siguruar. Programi, thekson Spasenovski, në fakt është përgatitje për përdorim të IPARD fondeve.
Nga shtatori, kur pritet Agjencia paguese të marrë edhe akreditim evropian, do të fillojë paraqitja për shfrytëzimin e parave evropiane nga IPARD programi i vlefshëm 2,1 milionë euro për investime në bujqësi.
Afati për dorëzim të kërkesave për përkrahje të zhvillimit rural mbaron më 9 maj.