E shtunƫ, 26.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Ndryshimet janë mezi të vërejtshme. Janë ndërruar mbrojtësit, LED diodat, por nuk janë ndërruar pajisjet bazë. Prapa janë ridizajnuar dritat, ndërsa këtu janë edhe shenjat e reja të modelit në kapakun e bagazhit. Gjatë testimit të bërë, u ngasë modeli me pakon më të mirë të pajisjeve, atë “Exclusive”.
Picasso i ri-mė i gjerė, mė i rafinuar dhe mė kursimtar









“Francezit” atraktiv, Citroen Picasso-s, nuk i janë nevojitur zbukurime shtesë, por kjo është gjë që e përcjellë auto-industrinë. Automobili i cili është në gjysmën “ciklit të tij jetësor”, ka pasur nevojë për freskim, që përsëri të futet në fokus të interesimit.

Ndryshimet janë mezi të vërejtshme. Janë ndërruar mbrojtësit, LED diodat, por nuk janë ndërruar pajisjet bazë. Prapa janë ridizajnuar dritat, ndërsa këtu janë edhe shenjat e reja të modelit në kapakun e bagazhit. Gjatë testimit të bërë, u ngasë modeli me pakon më të mirë të pajisjeve, atë “Exclusive”.

Motori me naftë 2.0 HDI me 150 KF

Kjo veturë duket shumë luksoze, sidomos me kulmin e madh panoramik dhe me mbulesat e lëkurës. Sa i përket kualitetit të materialeve, duket se edhe ajo është rritur në nivel më të lart, derisa butonat standard të pajisjes së klimës kanë mbetur të njëjtë si në modelin paraprak. Monovëllimshmit blihen për shkak të hapësirës, ndërsa në këtë segment Picasso është “mjeshtër i vërtetë”.

Vend ka me bollëk, dhe kësaj mund t’i gëzohen pesë udhëtarë, që mund te rehatohen për merak. Sa i përket bagazhit, këtu është e mundshme të vendosni saktësisht 500 litra bagazh, përkatësisht 1734 litra me ulëset e palosura. Nën kapak, pritet të gjendet motori me naftë 2.0 HDI me 150 kuaj fuqi. Me momentet e mjaftueshme rrotulluese në dispozicion, Picasso me këtë motor shndërrohet në “ngrënës” të kilometrave. Është mjaft i shpejtë dhe dinamik, dhe përsëri kursimtar.

6.6 litra karburant të harxhuar në 100 kilometra duken korrekt për veturën e rëndë 1.655 kilogramë. Kritika e vetme shkon në llogari të ndërruesit me gjashtëshpejtësi i cili me ndërrimin e ngadaltë nuk është në nivelin e pakos së tërësishme.

Mos prisni çudira

Nga Picasso, nëpër kthesa, mos prisni mrekulli, për këtë më të mirë janë konkurrentët gjermanë, por francezët gjithmonë në rend të parë e kanë pasur rehatinë dhe butësinë që e ofron makina. Vlen të përmendet edhe detaji vijues. Në favor të pakos së pasur të pajisjeve “Exclusive” shkojnë edhe rrotat e mëdha 18-inç, me gomat e 215-45.

Në fund duhet cekur edhe se Picasso gjithsesi që është automobil interesant në klasën e monovëllmishmëve kompakt. Ai ofron atë që më së shumti kërkohet, hapësirën dhe këtu gjendet edhe motori kursimtar me naftë.

Publikuar: 29.05.2011 | 17:51
Lexuar: 577 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime