Projekti kap vlerën prej 2 milion eurosh, dhe pritet të zgjidhë problemin e mbi 65 000 banorëve të Gostivarit. Në këtë mënyrë përgjithmonë do zgjidhet problemi për sigurimin e ujit cilësor për mbi 65 000 banorë, aq sa për momentin i shërben ky sistem i furnizimit të ujit në Gostivar.
Ministri i Mjedisit dhe firma kontraktuese Cmc Ekokon firmosën kontratën për fillimin e punimeve të stacionit të filtrimit të ujit të pijshëm në fshatin Vrutok të Gostivarit.
Projekti kap vlerën prej 2 milion eurosh, dhe pritet të zgjidhë problemin e mbi 65 000 banorëve të Gostivarit. Në këtë mënyrë përgjithmonë do zgjidhet problemi për sigurimin e ujit cilësor për mbi 65 000 banorë, aq sa për momentin i shërben ky sistem i furnizimit të ujit në Gostivar.
Do zbatohet teknologjia më bashkëkohore e cila njëkohësisht do jetë edhe e para e instaluar e këtij lloji në rajonin e Ballkanit tha Nexhati Jakupi/ministër i mjedisit jetësor dhe planifikimit hapësinor. Konsulenti teknik për projektin përmendi edhe problemet kryesore me të cilat firma kontraktuese do të merret.
Në sistemin për furnizim të ujit ka tri probleme, e para është cilësia për të cilin jemi të gjithë sot këtu. E dyta është se nuk ka rezervuar të ndërtuar për sistemin e ujësjellësit.... dhe e treta është presioni i ujit gjatë furnizimit të Gostivarit tha Petko Pelivanovski /fakulteti i ndërtimtarisë Shkup. Institucion partner në këtë projekt është edhe Ndërmarrja Komunale e Gostivarit.