E shtunƫ, 26.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Vijmë nga Finlanda Lindore. Nuk e dinim se drejtues të Qeverisë do të vijnë këtu. Kjo është befasi e madhe” tha një turist nga Finlanda.“ Nuk di shumë për Ohrin, por jam e befasuar nga pritja” tha një tjetër turist nga Finlanda.
Turistė nga Finlanda arritėn nė Ohėr








Në Ohër këtë verë do të ketë edhe turistë nga Finlanda. Sot në mëngjes në aeroportin në Ohër arriti grupi i parë i mysafirëve nga ky vend skandinav. Ata u pritën me tortë, shampanjë dhe muzikë popullore.

Ishin të mahnitur nga kjo pritje e organizuar të cilën nuk e kanë pasur në asnjë vend tjetër ku ata kanë qenë.“Maqedonia është vend interesant. E di që Ohri është nën mbrojtjen e UNESKO-s, sa e di, këtu çmimet nuk janë të larta për ne, duke pasur parasysh se Finlanda është vend i shtrenjtë.

Vijmë nga Finlanda Lindore. Nuk e dinim se drejtues të Qeverisë do të vijnë këtu. Kjo është befasi e madhe” tha një turist nga Finlanda.“ Nuk di shumë për Ohrin, por jam e befasuar nga pritja” tha një tjetër turist nga Finlanda.

Mysafirët nga Finlanda do të akomodohen në katër hotele të Ohrit. Hotelierët çmimet e aranzhmaneve i kanë ulur maksimalisht, që arrijnë 350 euro për shtatë ditë.“ Sot erdhi aeroplani i parë me 100 mysafirë.

Një pjesë e tyre do të akomodohen në Ohër kurse një pjesë do ta shëtis Maqedoninë. Finlanda ishte vështirë të caktohet si destinacion. Është me rëndësi që bëmë çmos që të ndihen mirë me qëllim që numri i tyre në vitet në vijim të rritet. Këto nuk janë udhëtime luksoze dhe bëhet fjalë për aranzhmane më të lira” tha Vlladimir Peshevski, Zv/kryeministër për çështje ekonomike.

“Ndihem krenar që unë jam operatori i parë turistik finlandez në Maqedoni. Presim verë të mirë me klientët tanë pasi ata janë të mahnitur nga pritja në aeroportin e Ohrit. Këta mysafirë më shumë duan kulturë dhe histori sesa plazh” tha Jari Partrner – tur operator Fin Air”. Deri në fund të verës në rivierën e Ohrit do të akomodohen rreth 1000 finlandez kurse pritet të realizohen gjithsej 7000 fjetje.

Publikuar: 29.05.2011 | 18:32
Lexuar: 480 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime