E shtunƫ, 26.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

“BE-ja do të jetë e kompletuar kur do t’i ketë të gjithë elementet nga Evropa” theksoi Ivanov. Sipas ish ministrit të jashtëm bullgar Ivan Stançov, në zgjidhjen e kontesteve midis dy fqinjëve duhet të përfshihen edhe të tjerët nga rrethi më i afërt, kurse për përfaqësuesen greke Agni Vlavianos Arvanitis, politikanët duhet të respektojnë edhe qëndrimet e qytetarëve.’Duam që ju të jeni në NATO dhe në BE.
Ivanov:“Ndryshimet e mundshme, pas fjalimit tė Obamės'











“Porositë e Barak Obamës paralajmërojnë ndryshime të mundshme në rajon”. Kjo është përshtypja e presidentit Gjorge Ivanov lidhur me debatin e darkës së Varshavës mes presidentit të SHBA-ve dhe shefave të vendeve të Evropës Qendrore, ku Barak Obama premtoi se do të bisedojë edhe një herë me kryeministrin grek Jorgos Papandreu lidhur me çështjen e emrit.

‘Obama iu drejtua gjithë rajonit të Evropës Qendrore dhe dha shumë porosi pozitive dhe afirmuese. Kështu që, pas paraqitjes dhe fjalimit të tij janë të mundshme ndryshime të caktuara në rajonin tonë pasi Amerika, atë që ka bërë deri tani, dëshiron ende ta bëjë më tej’ tha Gjorgje Ivanov, president i Maqedonisë. Këtë deklaratë Ivanov e dha pas debatit të sotëm në Forumin politik të Ballkanit në Sofje. Në fjalimin e tij, ai tha se BE-ja duhet të vendoset si forcë lëvizëse për Ballkanin.

“BE-ja do të jetë e kompletuar kur do t’i ketë të gjithë elementet nga Evropa” theksoi Ivanov. Sipas ish ministrit të jashtëm bullgar Ivan Stançov, në zgjidhjen e kontesteve midis dy fqinjëve duhet të përfshihen edhe të tjerët nga rrethi më i afërt, kurse për përfaqësuesen greke Agni Vlavianos Arvanitis, politikanët duhet të respektojnë edhe qëndrimet e qytetarëve.’Duam që ju të jeni në NATO dhe në BE.

Ne duam të jemi bashkë. Por, le të bëjë secili pjesën e detyrimit të vet, sikur një pjesë të vogël të këtij detyrimi. Kështu, që nesër gjërat mund të zgjidhen’ tha Agni Vlavianos Arvanitis, përfaqësuese e Greqisë‘Unë, edhe para të tjerëve theksova, që këta njerëz, diplomat apo ministra nga Rumania dhe Serbia, të flasin me kolegët e tyre grekë dhe të përpiqen ti bëjnë ata të kuptojnë, logjikën e kësaj çështje, ose mungesën e logjikës’ tha Ivan Stançov, ish ministër për punë të jashtme i Bullgarisë.

Vlerësimi i përbashkët i të pranishmëve në Forumin politik të Ballkanit është që Evropa patjetër duhet të jetë model për sheshim të diferencave, dhe se duhet të mendohet patjetër për brezat e rinj. A di Ballkani të sillet më ndryshe? Greqia dhe Bullgaria janë anëtare të BE-së. Janë fqinjë të Maqedonisë. Edhe me të dy vendet kemi çështje të hapura. Të gjithë thonë se duhet të zgjidhen, por nuk dinë kur, kurse koha kalon. (Alsat-M

Publikuar: 29.05.2011 | 19:55
Lexuar: 519 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime