E shtunƫ, 26.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Agjencia për lundrim ajror civil në kumtesën e sotme, në tërësi i hedh poshtë akuzat e kompanisë MAT, se Agjencia në mënyrë tendencioze dhe pa qëndrim juridik, nuk dëshiron t'u japë leje për lundrim ajror të aeroplanit Boing 737-500.
ALAC nuk i jep leje MAT-it










Agjencia për lundrim ajror civil në kumtesën e sotme, në tërësi i hedh poshtë akuzat e kompanisë MAT, se Agjencia në mënyrë tendencioze dhe pa qëndrim juridik, nuk dëshiron t'u japë leje për lundrim ajror të aeroplanit Boing 737-500.

"ALAC edhe njëherë e informon opinionin se me servisimin e kryer pjesërisht të aeroplanit të MAT-it në Beograd, nuk mund të ndërrohen kërkesat për riparim të këmbës mbajtëse (overhaul), për çka afati ka skaduar definitivisht, në pajtim me kërkesat e prodhuesit dhe programin për mirëmbajtje të MAT-it, në të cilin në mënyr[ë eksplicite është theksuar se është 10 vite. Pas servisimit të kryer pjesërisht në Beograd, kompania me shkrim na informoi se dokumentacioni i plotë për riparimin e kryer të aeroplanit, ndërsa lidhur me këmbën e përparme, do të na parashtrohen më vonë nga servisuei i autorizuar JAT tehnika në Beograd", thuhet në reagimin e ALAC.

Inspektorët e ALAC-it, në bazë të dokumentacionit për mirëmbajtje të aeroplanit Boing 737-500, planin për ndryshim të këmbës së përparme (overhaul) parashtruar nga kompania MAT dhe vendimt e sjellura paraprakisht në bazë të prodhuesit Boing, siç qëndron në kumtesë, kanë konstatuar se riparimi nuk është kryer në tërësi, përkatësisht se riparimi komplet i këmbës mbajtëse nuk është bërë.

Nga ato shkaqe, ndërkaq në pajtim me nenin 128 të Ligjit për lundrim ajror, siç është theksuar në kumtesë, ALAC nuk do të japë leje për aeroplanin e MAT-it, derisa nuk bëhet ndërrimi i detyruar apo riparimi i këmbës mbajtëse (overhaul).

ALAC pas disa kërkesave paraprake të MAT-it, tashmë ka bërë disa vazhdime të afatit të shfrytëzimit të resursit të këmbës së përparme, që skadoi më 4 shtator të vitit të kaluar.

"Afati ishte vazhduar për 8 muaj të plotë e 3 ditë. Sipas rekomandimit të prodhuesit Boing, kompania MAT është e detyruar që të njëtin ta ndërrojë (overhaul), jo më gjatë se deri më 8 maj të këtij viti. ALAC i ka dorëzuar MAT-it vendimin dhe njoftimin, në të cilin është dhënë arsyetimi për problemin, ndaj çka kompania ka të drejtë për ankesë në Komisionin e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, për zgjidhjen e punëve menaxhuese në shkallë të dytë nga sfera e transportit dhe lidhjeve", shtohet në kumtesë.

Sipas ALAC, siç thuhet në kumtesë, akuzimet e këtilla të MAT-it, janë me qëllim që t[ë kryhet presion ndaj drejtorit të Agjencisë, të japë leje për fluturim dhe operacione komerciale me aeroplanin, gjë që do të jetë në kundërshtim me standardet ndërkombëtare për siguri dhe lundrueshmëri të fluturakeve.

Nga ALAC thonë se kundër personave përgjegjës dhe pronarëve të MAT-it do të parashtrojë ankesa për bartje të përgjegjësisë për keqpërdorime.

Publikuar: 19.05.2009 | 15:28
Lexuar: 517 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime