E shtunƫ, 26.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Kryetari i LSDM-së Branko Cërvenkovski vlerësoi se është koha që në Maqedoni të kthehet demokracia dhe të çrrënjoset kriminali, të cilin e ka kryesuar pushteti.
Tubim i Koalicionit tė kryesuar nga LSDM-ja nė Shtip


Koalicioni i kryesuar nga LSDM-ja mbrëmë mbajti tubim në sheshin e qytetit në Shtip ku i prezantoi kandidatët për deputetë nga njësia e tretë zgjedhore dhe programin zgjedhor.

Kryetari i LSDM-së Branko Cërvenkovski vlerësoi se është koha që në Maqedoni të kthehet demokracia dhe të çrrënjoset kriminali, të cilin e ka kryesuar pushteti.

Sipas Cërvenkovskit, edhe gjashtë ditë e ndajnë opozitën nga fitorja e madhe, për shkak se qytetarët do të vendosnin për të ardhmen e tyre.

Ai vlerësoi se edhe vetë anëtarësia e pushtetit tani më është koshiente për gjendjen e pavolitshme.

Kandidatja për kryeministre e LSDM-së, Radmilla Shekerinska para shtipjanëve e transmetoi verdiktin e takimit të saj të sotëm me Sindikatën e pavarur të ushtarëve profesionistë, duke u pemtuar se nëse vijnë në pushtet do të jenë të angazhuar me punë në ARM deri në moshën e tyre 45 vjeçare, e pastaj do të punësohen në policinë gjyqësore ose pyjore.

Bartësi i listës së Koalicionit në Njësinë e tretë zgjedhore, Stevçe Jakimovski përkujtoi në likuidimin e kombinatit të mëparshëm të tekstilit "Makedonka" dhe premtoi se do të angazhohet për kapërcim të problemeve ekonomike të shtipjanëve dhe të gjithë qytetarëve të tjerë. U përqendrua edhe në problemet e falimentuesve me status të pazgjidhur dhe premtoi ligj me të cilin do të marrin kompensim mujor në të holla.

Publikuar: 30.05.2011 | 12:59
Lexuar: 186 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime