E shtunƫ, 26.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Lideri i partisë Rufi Osmani kërkoi mandat nga qytetarët me qëllim që, siç tha, RDK-ja të mundësojë ndarje të barabartë të parave nga Buxheti shtetëror dhe kapërcimi i krizës ekonomike dhe sociale dhe të luftojë për dinjitet të shqiptarëve.
Tubim i RDK-sė nė Kumanovė


Rilindja Demokratike Kombëtare mbrëmë mbajti tubim në Qendrën e kulturës "Trajko Prokopiev" në Kumanovë.

Lideri i partisë Rufi Osmani kërkoi mandat nga qytetarët me qëllim që, siç tha, RDK-ja të mundësojë ndarje të barabartë të parave nga Buxheti shtetëror dhe kapërcimi i krizës ekonomike dhe sociale dhe të luftojë për dinjitet të shqiptarëve.

Sipas Osmanit, pushteti flet për 1.200 projekte, ndërsa partnerët e koalicionit nga radhët e shqiptarëve nuk kanë realizuar asgjë për popullin e tyre.

"Pse BDI-ja ka lejuar 200 milionë euro të përfundojnë në projektin "Shkupi 2014". Ne do të përpiqemi 25 për qind e Buxhetit të shkojnë në vend të sigurt sepse kemi njerëz që nuk janë të korruptuar dhe dinë të punojnë për popullin", porositi Osmani.

Bartësi i listës së RDK-së në njësinë e dytë zgjedhore Selveri Jashari tha se BDI-ja qeveritare nuk ka bërë asgjë për përmirësimin e gjendjes në shëndetësi dhe në shërbimin social në Kumanovë.

Publikuar: 30.05.2011 | 13:04
Lexuar: 488 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime