E shtunƫ, 26.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Projekti ka nisur të zbatohet vitin e kaluar me një fond prej 500 mijë eurosh, financuar nga PNUD-i. "Synimi i tij është të ndërhyjë në përmirësimin e infrastrukturës rrugore të fshatrave kufitare, në zhvillimin kulturor të tyre dhe në shkëmbimin e informacionit të pushtetit vendor", thotë Onuzi.
Shqipėri - Kosovė, projekt pėr zhvillimin e zonave kufitare


R.Hoxha

- Projekti që synon investimet në zonat rurale pranë kufirit me Kosovën është drejt përfundimit. "Zbatimi i miniprojekteve, secili me vlerë prej 10 mijë euro, ka mundësuar ndryshime të konsiderueshme përgjatë kësaj zone, ndërsa projekti është drejt përfundimit", u shpreh koordinatori kombëtar i projekteve të PNUD-it në qarkun e Kukësit, Bukurosh Onuzi. Kështu janë realizuar projektet e ngritjes së parqeve të gjelbëruara në qytetin e Bajram Currit e në qytetin e Krumës, vendosja e sinjalistikës në zonën malore të Valbonës, etj.
-
Ndërsa gjatë këtij viti është ndërhyrë në rikonstruksionin e muzeut të Bajram Currit, ndërsa po ndërhyhet edhe në ndërtimin e një muzeu në qytetin e Kukësit me qëllim që ato t'i shërbejnë zhvillimit turistik të zonës. Po ashtu ndihmë i është dhënë edhe shoqërisë civile në zonat rurale për përgatitjen e zbatimin e projekteve të bashkëpunimit zhvillimor ndërkufitar mes fshatrave në të dy anët e kufirit.

- Projekti ka nisur të zbatohet vitin e kaluar me një fond prej 500 mijë eurosh, financuar nga PNUD-i. "Synimi i tij është të ndërhyjë në përmirësimin e infrastrukturës rrugore të fshatrave kufitare, në zhvillimin kulturor të tyre dhe në shkëmbimin e informacionit të pushtetit vendor", thotë Onuzi.

- Në qarkun e Kukësit janë 37 fshatra kufitare me Kosovën, por që kanë pak lidhje me fshatrat e anës tjetër të kufirit kryesisht për shkak të mungesës së infrastrukturës rrugore, ndaj dhe që po bëhen përpjekje për zgjidhjen e këtij problemi.

Publikuar: 30.05.2011 | 16:42
Lexuar: 576 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime