E shtunƫ, 26.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Fëllënza Azizi ka mbaruar Fakultetin për turizëm dhe shkenca organizative, dhe si një njohëse e mirë e kësaj fushe, një rëndësi të veçantë i kushtoi edhe zhvillimit të turizmit në Ohër.
Njė grua nga Ohri nė garė pėr tė pėrfaqėsuar shqiptarėt nė Parlament








Fëllënza Azizi është njëra ndër femrat që po kandidon për deputete në Parlamentin e Maqedonisë. E përzgjedhur nga Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) si kandidate për deputete në Ohër, Fëllëza premton se do cojë përpara objektivat e kësaj force politike.

Një interesim të jashtëzakonshëm ngjalli fjalimi i saj me nota patriotike, jo vetëm për ne por për të gjithë banorët e Ohrit që ishin mbledhur në takimin e zhvilluar para pak ditësh për prezantimin e saj para zgjedhësve. “Prezantohem para jush nën flamurin e një force politike që filloi dhe po avancon zhvillimin e shqiptarëve në të gjitha trevat. BDI është partia e cila kthehu dinjitetin dhe krenarin njerëzore në mesin tonë. Krijoi kushte të volitshme për të gjithë shqiptarët kudo që ndodhen dhe në të gjitha sferat e jetës, projektet dhe zhvillimi i shqiptarëve kurrë nuk kanë përjetuar avancim më të madh se kur qeveris BDI, e cila është forca politike që rrënjët i ka tek ideali, sakrifica dhe gjaku i luftëtareve të lirisë”, tha Fëllënza gjatë fjalës së saj.

E vendosur dhe e sigurtë në premtimet e saj dhe të forcës që përfaqëson Fëllënza u shpreh se BDI ka arritur përfaqësim më të denjë të shqiptarëve në administratën shtetërore, polici dhe ushtri duke e rritur përfaqësimin nga 2% në 22%. “Zhvillimi ka prekur edhe qytetin tonë, ku gjatë kësaj periudhe që kemi qënë në pushtet janë punësua mbi 100 vetë dhe në të ardhmen punësimi i shqiptarëve në administratën shtetërore do të rritet edhe më shumë”, tha ajo.

Duke qenë antëtare e Forumit Rinor të BDI-së dega Ohër që nga viti 2006, si dhe antërare e Kryesisë së kësaj partie prej tre vjetësh, Fëllënza ka përfituar një pjekuri politike dhe admirim të gjerë tek të gjithë ata që e njohin. Ajo që e bën më të afërt me njerëzit këtë vajzë energjike është komunikimi me ta dhe dashuria për kombin. Gjatë fushatës zgjedhore Fëllënza ka gjetur një përkrahje dhe dashamirësi nga të gjithë zgjedhësit kudo që ajo ka shkelur dhe ka bashkëbiseduar me banorët.

Fëllënza Azizi ka mbaruar Fakultetin për turizëm dhe shkenca organizative, dhe si një njohëse e mirë e kësaj fushe, një rëndësi të veçantë i kushtoi edhe zhvillimit të turizmit në Ohër. Sipas saj, për arritjen e këtij qëllimi do të ketë projekte të përbashkëta me Shqipërinë, projekte nga sfera e turizmit dhe zhvillimit rajonal, ku të gjithë të rinjtë shqiptarë të kenë ardhmëri të shëndoshë dhe të barabartë.

Edhe pak ditë kanë mbetur dhe më 5 qershor shqiptarët në Maqedoni do t’u drejtohen kutive të votimit. Fëllënza ka besim se edhe në këto zgjedhje BDI do të fitojë sepse qytetarët shqiptarë gjejnë tek kjo forcë politike zgjidhjen e problemeve të tyre. Kjo vazjë energjike dhe e palodhur e mbështet idenë e saj të fitores tek mbështetja që shqiptarët i kanë dhënë kësaj force politke në të gjitha takimet që janë zhvilluar për paraqitjen e programit të saj. (balkanweb)

Publikuar: 30.05.2011 | 17:56
Lexuar: 1008 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet
syarta (30/05/2011 18:11:05) suksese e mertion vertet:)
burim (30/05/2011 23:25:47) Shume suksese Fellenza vec perpara
je krenaria e femres shqiptare...
valbona (31/05/2011 00:09:24) suksese fe****vec perpara
Eliza (31/05/2011 01:22:05) Suksese dhe vetem suksese pasi e meriton
Artan (31/05/2011 11:33:35) Urime Fellenza dhe suksese
shpendi (31/05/2011 19:03:05) suksese kesaj rradhe je pak li posht rradhet tjera ishalla bartese liste
hana (31/05/2011 22:12:34) Suksese Fellenza krejt Ohri eshte me ty

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime