Përballë situatës tepër të vështirë në këtë vend të Ballkanit, transferimi i Sorensen nga Shkupi në Sarajevë u vendos për hir të eksperiencës së tij në rajon.
- Tre muaj pas marrjes së detyrës, euroambasadori në Maqedoni, Peter Sorensen e braktisë këtë funksion dhe largohet në pozicionin e njëjtë në Bosnjë e Hercegovinë.
Vendimin për emërimin e Sorensenit për shef të delegacionit të BE-së në Bosnjë e Hercegovinë sot e kumtoi përfaqësuesja e lartë e Bashkimit Evropian për politikë të jashtme dhe siguri, Ketrin Eshton.
Siç lajmëroi korrespondenti i MIA-s, Eshton në kumtesën e saj të sotme theksoi se Sorensen me vete bart përvojën për BeH-në dhe Ballkanin.
Sipas Eshton, Sorensen është i kualifikuari më i mirë për këtë funksion. Ajo me atë rast e "përshëdneti" punën e shkëlqyeshme të Sorensenit në Maqedoni.
Peter Sorensen është diplomat danez, jurist i diplomuar, 44-vjeçar dhe gjatë karrierës së tij ka punuar si i dërguar personal i Havier Sollanës në Beograd, ka qenë shef i zyres së BE-së në Kosovë dhe llogaritet si njohës i mirë i rajonit.
Sorensen ishte diplomati i dytë i cili e kryen funksionin e ambasadorit të BE-së në Maqedoni, pasi që me hyrjen në fuqi të Marrëveshjes së Lisbonës, funksionet shef i Delegacionit të KE-së dhe i dërguar i posaçm i BE-së u bashkuan në një. Ervan Fuere ishte eurodiplomati i parë i cili i kryente së bashku dy funksionet.