Nxënësit maqeedonas, të cilët ishin në shkollë në orët e para të mësimit ditën e hënë , më vonë kanë braktisur mësimin. Të parët që e kanë bërë këtë ishin nxënësit e shkollës së mesme profesionale Niko Nestor, dhe më pas atyre u janë bashkangjitur edhe nxënësit e disa klasëve të vitit të katërt të gjimnazit Dr Ibrahim Temo
STRUGË
Femi Arifi
Nxënësit maqedonas të dy shkolave të mesme të Strugës, përsëri kanë bojkotuar dje mësimin, edhe përkundër faktit që, paraprakisht pas visitës së Ministrit të Arsimit. Ishte deklaruar se problemi tanimë mund të konsiderohet I zgjidhur.
Në fakt informacionet mbas qëndrimit të ministrit në Strugë flisnin për arritjen e një marrëveshje për zgjidhjen e problemit, e cila parashikonte ndërtimin e disa klasëve të reja në objektet ekzistuese të gjimnazirtDr Ibrahim Temo, me qëllim të tejkalimit të përkohshëm të situateës dhe më vonë edhe të ndërtimit të një godine të re shkollore, project ky që si] ka deklarurar ministry I arsimit, ka marrë edhe vizën e qeverisë.
Mirëpo, nxënësit maqeedonas, të cilët ishin në shkollë në orët e para të mësimit ditën e hënë , më vonë kanë braktisur mësimin. Të parët që e kanë bërë këtë ishin nxënësit e shkollës së mesme profesionale Niko Nestor, dhe më pas atyre u janë bashkangjitur edhe nxënësit e disa klasëve të vitit të katërt të gjimnazit Dr Ibrahim Temo
Nxënësit maqedonas vitin e kaluarkanë bojkotuar mësimin për më shumë se dy muaj duke kërkuar që mësimin ta vijojn] në ndërrime të ndara nga nxënësit shqiptarë. Këtë kërkesë ata e kishin artikualuar pas incidentit që ndodhi pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës, kur pati përleshje midis nxënësve shqiptar dhe maqedonas.Ata duke ngulur këmbë për realizimin ekërkesës së tyre nuk ekanë vijuar mësimin e dhe për një muaj rresht, gjatë këtij viti shkollor.