Në këtë mënyrë zvogëlohen nevojat nga prerjet dhe shkatërrimit të pyjeve. Për projektet e këtilla, bashkëfinancon 50 për qind të shpenzimeve për investimin, gjegjësisht 60, nëse bëhet fjalë për rajone rurale
- Bujqit do të mund të aplikojnë për mbështetje financiare për shfrytëzim të burimeve ripërtërirëse energjetike. Së shpejti pritet që Qeveria të publikojë shpallje për dorëzim të kërkesave për këto masa nga Programi për zhvillim rural për vitin 2011.
"Duke u nisur nga qëllimet strategjike të politikës bujqësore kombëtare për shfrytëzim të resurseve natyrore me mbrojtjen e natyrës, këtë vit prodhuesit do të mund të aplikojnë për masat për shfrytëzim të energjive të qëndrueshme dhe nxitje të praktikave bujqësore me të cilat mirëmbahet mjedisi jetësor", thonë nga Ministria e Bujqësisë, Pylltarissë dhe Ekonomisë së Ujrave.
Sipas MBPEU-së, inveswtimet për rritje të vlerës ekonomike të pyjeve u dedikohen vendosjes së kapaciteteve për përpunim të bio masës, prodhuesit e të cilës mund të të shfrytëzohen si energjens në amvisëritë rurale. Në këtë mënyrë zvogëlohen nevojat nga prerjet dhe shkatërrimit të pyjeve. Për projektet e këtilla, bashkëfinancon 50 për qind të shpenzimeve për investimin, gjegjësisht 60, nëse bëhet fjalë për rajone rurale.
Masa për investime në infrastrukturën e bujqësisë parashikon mbështetje të projekteve për pasjije për furnizim me energji elektrike ekonomitë bujqësore. Prioritet do të kenë edhe investimet për zbatim të energjisë nga burimet e qëndrueshme dhe investimet në infrastrukturë në bujqësi. Qëllimi është shfrytëzimi i potencialit ujor për prodhimin e energjisë për sistemet për ujitje.
Përmes Programit IPARD mbështeten edhe projekte për instalim dhe pajisje me kapacitete për shfrytëzim të energjive ripërtërirëse, solare, erë, bio-gaz dhe gjeo-termale e prodhuar për nevojat e ekonomisë bujqësore.