Ky trajnim ka të bëjë me edukimin gjegjësisht atë se si duhet aplikuar në këto fonde. Defakto kompanitë të cilat janë paraqitur dhe janë në kuadër të këtij trajnimi në fazë të parë do trajnohen për procedurën dhe aplikimin dhe në fazë të dytë do punohet në projekte konkrete që do aplikohen, tha Fatmir Besimi, Ministër i Ekonomisë.
Në Universitetin e Evropës Juglindore, ka filluar trajnimi i kompanive për mënyrën e aplikimit dhe realizimin e projekteve të tyre me fonde nga Bashkimi Evropian të njohura ndryshe si CIP fonde. Sipas ministrit të Ekonomisë Fatmir Besimi, qëllimi i këtij trajnimi është sqarimi i mënyrës së aplikimit në këta institucione evropiane. Ai shtoi se interesimi i kompanive private dhe publike për ndjekje të këtij seminari është i madh.
Ky trajnim ka të bëjë me edukimin gjegjësisht atë se si duhet aplikuar në këto fonde. Defakto kompanitë të cilat janë paraqitur dhe janë në kuadër të këtij trajnimi në fazë të parë do trajnohen për procedurën dhe aplikimin dhe në fazë të dytë do punohet në projekte konkrete që do aplikohen, tha Fatmir Besimi, Ministër i Ekonomisë.
Vlera e fondeve CIP të Bashkësisë Evropian kapin shifrat prej 3 miliardë euro, fonde të cilat duhet të shfrytëzohen edhe nga kompani të Maqedonisë, por deri tani kompanitë e Maqedonisë nuk kanë arritur të fitojnë asnjë projekt. të vetën nga fondet CIP.
Deri tash për hir të realitetit Maqedonia nuk ka pasur projekte të këtilla prandaj në bashkëpunim me delegacionin evropian vendosëm të bëjmë trajnime falas me kompanitë e vendit që të mundë të aplikojnë në këto fonde evropiane shumë të rëndësishme për zhvillimin ekonomik, tha Fatmir Besimi, Ministër i Ekonomisë.
Besimi pret që së paku 4 nga 40 kompani pjesëmarrëse në trajnim të mund të arrijnë të marrin grantet e Bashkësisë Evropiane në kuadër të fondeve CIP..