E shtunë, 1.11.2014
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

E përditshmja spanjolle "El Pais" e ka cilësuar botimin më të ri në gjuhën spanjolle, të shkrimtarit shqiptar Fatos Kongoli, si një dëshmi e shoqërisë shqiptare në tranzicion. Në faqet e saj e përditshmja "El Pais" i bën një rezyme librit të shkrimtarit shqiptar Fatos Kongoli.
Shkrimtari dėshmitar i tranzicionit






- "Bolero në vilën e Pleqve", e shkrimtarit Fatos Kongoli, vetëm pak ditë më parë iu prezantua lexuesit spanjoll. Libri është sjellë në spanjisht nga përkthyesi Ramon Sanchez Lizarralde.

E përditshmja spanjolle "El Pais" e ka cilësuar botimin më të ri në gjuhën spanjolle, të shkrimtarit shqiptar Fatos Kongoli, si një dëshmi e shoqërisë shqiptare në tranzicion. Në faqet e saj e përditshmja "El Pais" i bën një rezyme librit të shkrimtarit shqiptar Fatos Kongoli.

"Një nga gjërat që ka habitur njerëzit e Europës Lindore, kur ra Muri i Berlinit, ishte se komunistët kishin pasur të drejtë kur parashikonin të ardhmen. Ata patën parashikuar se kapitalizmi do të jetë i vështirë, do të sillte luftëra 'budallaqe', rendi i ri do të tregohej i pamëshirshëm ndaj të dobëtit dhe vetëm i forti do të mund të mbijetonte dhe se një racë e re hajdutësh e vrasësish do të kapnin vendin, duke u pasuruar e duke lënë në mjerim pjesën e dobët…të gjitha këto 'profeci' u bënë më së shumti realitet në këto vende, dhe kjo ishte vërtet e tmerrshme. Ka qenë pikërisht kjo qasje që ka tërhequr lexuesin, thuajse në të gjitha romanet e shkrimtarit shqiptar Fatos Kongoli. "Bolero në vilën e pleqve" është një dëshmi e një shoqërie të martirizuar, nga përmbushja e disa prej këtyre profecive, rrëfyer përmes situatave të protagonistëve, që autori i sjell më shumë si vëzhgues të vendosur në periferi të ngjarjeve", shkruan kritiku Ignacio Vidal Folch, në faqet e së përditshmes spanjolle.

Sipas tij, shkrimtari Fatos Kongoli vjen më i sigurt si shkrimtar në këtë rrëfim, duke mos u bërë pjesë e ngjarjeve, ai thjesht flet dhe tregon ato që sheh. "Personazhet e tij janë pjesë prezente e një shoqërie jofunksionale në tranzicion, e pasigurtë, shtuar kësaj dhe elementët e intrigës dhe një doze ekzotizmi degradues-që për disa prej tyre, autori nuk është përgjegjës: ai thjesht flet e rrëfen ato që sheh".

Sipas "El Pais", pikërisht me këto ndërthurje, shkrimtari shqiptar ka arritur të jetë pjesë e katalogëve të botuesve më të shquar në Europën Perëndimore. Në Spanjë janë botuar tre romane të shkrimtarit Kongoli: "Jeta në kuti shkrepëse", që është historia e një gazetari mediokër, tashmë në pension, që qëndron i mbyllur në shtëpinë e tij me shishen e uiskit që e shoqëron gjithmonë dhe si padashur vret një vajzë cigane. "Lëkura e qenit", një tjetër libër i tij, i përkthyer në Spanjë, është historia e një skenaristi i cili pasi mbetet i ve dhe fillon të fantazojë për gratë e tjera, teksa pret në 2 të natës në radhën e qumështit, duke parë zonjat e duke menduar se cila prej tyre ka bërë dashuri para se të vijë në radhë të qumështit. Njohjen me zonjën dhe takimet në kinema, duke fërkuar bërrylat e pastaj duke dëgjuar rrëfimet e saj për të shoqin që ishte në burg qysh prej tre vitesh, e që kishte tre vjet pa bërë dashuri. Tregon mendimet që i vinin kur shihte Lorin, shoqen e vajzës së tij dhe e quante veten "Lëkurë Qeni". E së fundmi, vjen dhe libri i tretë "Bolero në vilën e pleqve", që është historia e sjellë përmes rrëfimit të infermieres që zbulon misteret e saj, dramat e personazheve, me ndërlikimet, dëshirat e fshehura, në një mjedis shpesh të egër, të pamëshirshëm, ku femra është më e pambrojtura.

Publikuar: 01.06.2011 | 08:11
Lexuar: 1476 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime