Ne shqiptarët në Shqipëri duket se kemi qenë të nxënë më shumë duke ndjekur këto dy dekadat e fundit prijësit tanë, vetëm dy në numër si zakon dhe ushtritë e tyre në beteja të njëpasnjëshme dhe në pak kohe paqeje, në ndërluftime dhe në pak marrëveshje. Dhe ka ndodhur që atdhedashuria të jetë kalitur më tepër në hapësirat shqiptare përtej kufirit shtetëror.
Vladimir Lame
Kumanova u vesh edhe një herë kuq e zi këtë fillim prilli për të përkujtuar edhe një herë luftën çlirimtare të shqiptarëve. Nuk më kish ndodhur rasti tash së fundi të dëgjoja të plotë himnin e kombit tim. Dhe duhej të udhëtonim qindra kilometra larg Tiranës atje ku himni ynë këndohet i plotë me vargjet e Asdrenit.
Atje ku u ndjeva vërtet shqiptar në Kumanovë. Por sa kombëtarë kemi mbetur ne? Vështirë ti përgjigjemi kësaj pyetjeje. Të marrim njëzet vjet të paktën në të fundit epokë që neve na lektoruan për demokracinë.
Ne shqiptarët në Shqipëri duket se kemi qenë të nxënë më shumë duke ndjekur këto dy dekadat e fundit prijësit tanë, vetëm dy në numër si zakon dhe ushtritë e tyre në beteja të njëpasnjëshme dhe në pak kohe paqeje, në ndërluftime dhe në pak marrëveshje. Dhe ka ndodhur që atdhedashuria të jetë kalitur më tepër në hapësirat shqiptare përtej kufirit shtetëror.
Ftohtësia jonë, tranzicioni ynë i stërzgjatur, xhelozitë tona dhe pasiviteti i përzier me hallet e politikën e ditës na ka lënë edhe pa atë pak nacionalizëm kombëtar.Në Kumanovë folën veteranët. Pa letër, pa dërgim a lexim fjalimi të gatshëm prej dikujt tjetër, u shprehën pa ju trembur syri. Bash si në luftë për liritë kombëtare. Gjë qe këtej nuk ndodh më. Veteranët e Tiranës kanë inate dhe ndasi mes vetes edhe në moshën e tretë.
Ne presim mes tyre te rrëfejnë historinë e vërtetë të kombit e të mbjellin atdhedashuri në fakt.Në Kumanove veteranët që bënë luftën kërkuan të korrigjohej paqja që pushteti të shqetësohet me tepër për jetën e qytetarëve dhe liritë kombëtare të shqiptareve në Maqedoni.
Në Shtëpinë e Kulturës në Kumanovë me moton Bashkojmë gjeneratat u mbajt një akademi në përkujtim të 30-vjetorit të demonstratave të studentëve të Kosovës si dhe vendosjes së Shtabit të Brigadës Ismet Jashari-Komandant Kumanova të Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare (UÇK) në fshatin Sllupçan gjatë vitit 2001.
Data e 2 prillit lidhet me këto data për ti përkujtuar dhe nderuar të gjithë ata që sakrifikuan për të mirën e atdheut. Në këtë manifestim morën pjesë ish-drejtuesit e lartë të UÇK-së si dhe mysafirë nga Kosova e Shqipëria.Ish-zëdhënësi i UÇK-së, Nazmi Beqiri në fjalën e tij të rastit tha se veprimtaritë e shqiptarëve sjanë ndalur asnjëherë. Ai më tej foli edhe për momentin e vendosjes së shtabit të UÇK-së, në Sllupçan si dhe rolin e demonstratave në Prishtinë.
Sadulla Duraku, kryetar i komunës së Likovës evokoi momente edhe nga viti 1981 deri sa kishte qenë pjesëmarrës si student por edhe nga viti 2001 kur ishte vendosur Shtabi i Brigadës Ismet Jashari Komandant Kumanova.Në këtë akademi përkujtimore folën edhe Fazli Veliu, në emër të SHVL-së, Fatmir Limani si ish i burgosur politik, Selajdin Shahini në emër të familjeve të dëshmorëve. Lufta ka lënë pas kujtimin e të rënëve dhe familjaret që morën fjalën kërkuan qe te ecet në gjurmët e amanetit të tyre.
Kanë qenë vite të mëdha dhe me sakrifica dhe ka qenë një rrugë e rëndë dhe e vështirë.Si studentë ishim pasqyrë e atyre që na kishin mësuar e edukuar. UÇK e Kosovës, UÇPMB-së dhe UÇ Kombëtare kanë një ditëlindje dhe janë një. Këto ushtri u lindën nga një trup i vetëm. Ne nuk luftuam për tu marrë lirinë të tjerëve por për lirinë tonë, ka thënë mes tjerash lideri i shqiptareve ne lufte e ne paqe Ali Ahmeti në Kumanovë.
Në Kumanovë ndjehej padurimi i shqiptarëve për një shtet te vetëm. Është një temë që u duhet ta përballojnë njerëzit që udhëheqin paqen. Sepse kufijtë tashmë po mbesin simbole të pakuptueshme gjeografike, ndaj padurimi justifikohet.Ne nuk luftuam për tu marrë lirinë të tjerëve por për lirinë tonë, ka thënë mes tjerash Ali Ahmeti në Kumanovë. Ai më tej ka thënë se nuk duhet të humbet besimi tek njerëzit dhe qëllimi sepse kemi forca, kapacitet që çështjet duhet ti çojmë përpara.
Ne nuk kërkojmë jashtë standardeve evropiane. Jemi kundër kufijve që na i ngritën ka thënë Ahmeti në Kumanovë.Por veteranët folën edhe në Shqipëri. Në dekorimin në presidencë vetëm disa ditë më pas. Ishte moment kur Presidenti i Republikës, Prof. Dr. Bamir Topi nderoi dhe dekoroi personalitete të ndryshme të vendit, të cilët kanë dhënë kontributin e tyre të rëndësishëm në lëvizjen demokratike të viteve 1990-91 dhe në rrëzimin e regjimit komunist e të simboleve të tij, më konkretisht në 20 shkurt 1991
Njeri prej tyre Fatmir Merkoçi nuk e pranoi Medaljen Pishtar i Demokracisë, me motivacionin: Për pjesëmarrjen aktive, kurajon dhe guximin qytetar të treguar në Lëvizjen Demokratike të viteve 90-të, veçanërisht në rrëzimin e monumentit të diktatorit, më 20 shkurt 1991, ku edhe u plagos nga policia. E refuzoi dekoratën duke shkaktuar habi tek pjesëmarrësit.
Nuk janë hequr titujt ish-diktatorit dhe nuk janë dënuar si duhet krimet e komunizmit ishte motivi i thënë hapur para të pranishmëve nga ish të përndjekurit politikë. Edhe historia e veteranëve këtej është e larmishme. Veteranë të luftës ndaj fashizmit, të kundërshtarëve të regjimit të dënuarit brenda grupeve komuniste, etj. Një leksion që u jepet brezave që nuk e përjetuan diktaturën.
Ne na mësuan të urrenim regjimin satrap të Zogut tani po mësohemi të urrejmë regjimin e ish diktatorit por kemi ende kohë për të vetëkorrigjuar sjelljen tonë ndaj shqiptarisë. Gjithçka nis e bëhet më e fortë kur flasin hapur veteranët!