E shtunƫ, 26.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Kryetari i Komunës së Çairit, Izet Mexhiti tha se Sheshi Pehlivan do të shërbejë si pushimore për të gjithë qytetarët që do të frekuentojnë atë pjesë të Çairit.
Sheshi Pehlivan afėr Ēarshisė sė Vjetėr








Në afërsi të hyrjes së Çarshisë së Vjetër të Shkupit dhe tregut të gjelbër Bit Pazar do të ndërtohet Sheshi Pehlivan. Në atë lokacion është paraparë zëvendësimi i kalldrëmit me pllaka dhe mbjellja e drunjve si dhe vendosja e ulëseve.

Kryetari i Komunës së Çairit, Izet Mexhiti tha se Sheshi Pehlivan do të shërbejë si pushimore për të gjithë qytetarët që do të frekuentojnë atë pjesë të Çairit.

”Po e vazhdojmë rregullimin, urbanizimin e kësaj pjese, të këtij sheshi të vogël, të kësaj pushimore që do të shërben për njerëzit që do të frekuentojnë Çarshinë dhe Bit Pazarin. Është investim afro 1.5 milion denarë, duhet të përfundojë Brenda 1 muaji dhe mendojë e urbanizon edhe këtë pjesë dhe neve na mbetet pastaj ta rregullojmë edhe rrugën 192 në bashkëpunim me shoqatën Prosperiteti dhe në të ardhmen e afërt të fillohet edhe ndërtimi i Bit Pazarit me pronarin privat apo ndërmarrjen Skopski Pazar” tha Izet Mexhiti, kryetar i komunës së Çairit.

Projekti Sheshi Pehlivan do të kushtojë 1.5 milion denarë dhe do të përfundohet për një muaj. Kryetari i Komunës së Çairit, Izet Mexhiti mohoi se promovimi I këtij sheshi është pjesë e fushatës parazgjedhore. Ai tha se komuna që ai udhëheq pas vënies në funksion të shtyllave hidraulike në gjitha hyrjet e Çarshisë së Vjetër të Shkupit, vazhdon sistematikisht të realizojë revitalizimin e Çarshisë.

Publikuar: 01.06.2011 | 17:35
Lexuar: 552 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime