Talat Xhaferi nga BDI e vlerësoi Ligjin si bazë e mirë për realizimin e kompenzimeve gjatë fatkeqësive dhe vazhdoi pas fillimit të implementimit të Ligjit që përsëri të bisedohet për familjet e personave që humbën jetën që të shihet se a janë të kënaqur.
Parlamenti në kuadër të seancës së 56-të e miratoi Ligjin për të drejtat e posaçme të pjesëmarrësve në operacionet paqësore dhe operacionet për mbrojtje kolektive jashtë territorit të Maqedonisë dhe të anëtarëve të familjeve të tyre. Shumica parlamentare në fillim të debatit nuk e pranoi kërkesën e opozitës që Ligji të tërhiqet dhe të përpunohet, siç kërkojnë familjet e paqërujtësve që humbën jetën në Bllacë.
"Me këtë Ligj shteti për herë të parë i garanton të drejtat paqëruajtësve dhe familjeve të tyre në rast të vdekjes derisa janë në misione në shtete të huaja", tha në seancë ministri i Mbrojtjes Zoran Konjanovski.
Me këtë Ligj, informoi ministri i Mbrojtjes Konjanovski, parashihet punësim në organet shtetërore për një anëtar të familjes së personit që humb jetën dhe të drejtën e pensionit familjar.
Sipas Konjanovskit, ligji nuk është vetëm për paqëruajtist që kanë humbur jetën, por edhe për të gjithë ata që shkojnë në misione paqësore.
Talat Xhaferi nga BDI e vlerësoi Ligjin si bazë e mirë për realizimin e kompenzimeve gjatë fatkeqësive dhe vazhdoi pas fillimit të implementimit të Ligjit që përsëri të bisedohet për familjet e personave që humbën jetën që të shihet se a janë të kënaqur.
Sipas Xhaferit, deputetët opozitar me diskutimet për familjet e paqëruajtësve që kanë humbur jetën bëjnë politikë.
"Paqëruajtësit janë heronj. Ata janë të vetëdijshëm për rrezikun kur shkojnë në mision, kurse nga ana tjetër shkojnë të punojnë atë që e kërkojnë 95 për qind e qytetarëve - integrimin në NATO", tha Topuzovska - Karovska, në replikë të akuzave të Xhaferit për qëndrimet e deputetëve opozitar.
Kuvendi, siç paralajmrëoi kryetari Trajko Veljanoski do ta vazhdojë seancën e 56-të të enjten