Në emër të Fakultetit Juridik të USHT-së, punimet e kësaj konference i përshëndeti Mr.sc. Agim Nuhiu. Ai shprehu gatishmërinë që Konferenca e III- të interstudentore të zhvillohet në Universitetin Shtetëror të Tetovës dhe konferenca të ketë shtrirje shumëdimensionale.
Studentët e vitit të tretë të Fakultetit Juridik të USHT-së morën pjesë në Konferencën II interstudentore, të mbajtur në Universitetin ,,FON. Tema e konferencës ishte: Faktorët dhe pasojat e depresioni si shkaqe për prishjen e marrëdhënieve shoqërore.
Prorektori I Universitetit FON, Prof. dr. Bajram Pollozhani, hapi punimet e kësaj konference.
Prorektori Pollozhani i përgëzoi studentët e drejtësisë nga Universiteti Shtetëror i Tetovës për pjesëmarrjen në këtë konferencë duke ju uruar karrierë të suksesshme në fushën e drejtësisë. Ai shprehu fjalë miradije për punën dhe rezultatet që kanë arritur studentët në këtë Konferencë, me theks të veçantë vlerësoi pjesëmarrjen e studentëve të Universitetit Shtetëror të Tetovës.
Në emër të Fakultetit Juridik të USHT-së, punimet e kësaj konference i përshëndeti Mr.sc. Agim Nuhiu. Ai shprehu gatishmërinë që Konferenca e III- të interstudentore të zhvillohet në Universitetin Shtetëror të Tetovës dhe konferenca të ketë shtrirje shumëdimensionale.
Faktorët psikik të mos trajtohen vetëm në pikëpamje penale juridike, por edhe ne pikëpamje civile juridike, sikur është fjala për marrëdhëniet civile statusore ashtu edhe kur bëhet fjalë për marrëdhëniet pasurore, vlerësoi ndër të tjera Nuhiu.
Prezantimin hulumtimit mbi depresionin si faktor për prishjen e marrëdhënieve shoqërore në emër të studentëve të Fakultetit Juridik të USHT-së e bëri Agi Basha studente e vitit të tretë. Ajo elaboroi aspektet e ndikimit të depresionit në komponentin e jetës së shëndoshë psikike tek subjektet e së drejtës dhe efektet e drejtpërdrejtë në humbjen e zotësisë për të vepruar si kategori juridike.