E shtunƫ, 26.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Konsumatorët nga Kroacia, Bosnja e Hercegovina dhe Serbia, duke u frikësuar për shëndet personal, e kanë evituar blerjen e trangujve në markete, edhe pse ata kanë qenë me deklaratë se janë me prejardhje nga Maqedonia.
Zvogėlohet eksporti i perimeve nė mėnyrė drasktike






- Lajmi se në Gjermani është regjistruar epidemi e bakteries eshirihia koli, gjoja e zbuluar në trangujt nga Spanja, drejtpërdrejt reflektoi edhe ndaj uljes së plasmanit të trangujve në tregjet e huaja, pohojnë tregtarët dhe eksportuesit nga pjesa juglindore e Maqedonisë.

Sipas tyre, gjatë ditëve të fundit në mënyrë drastike është zvogëluar eksporti i trangujve nga Maqedonia në tregjet e ish-republikave jugosllave. Konsumatorët nga Kroacia, Bosnja e Hercegovina dhe Serbia, duke u frikësuar për shëndet personal, e kanë evituar blerjen e trangujve në markete, edhe pse ata kanë qenë me deklaratë se janë me prejardhje nga Maqedonia.

"Për shkak të kësaj ne veçmë në frigoriferë kemi rezerva enorme prej 300 tonë perime të hershme të blerë nga kopshtarët e hershëm në rajonin e Strumicës, Vallandovës dhe Gjevgjelisë me të cilët kemi lidhur marrëveshje. Partnerët tanë tregtarë nga Kroacia, Bosnja dhe Serbia, për shkak të konsumit të zvogëluar, i zvogëluan porositë, ndërsa gjatë tre ditëve të fundit eksporti në këto vende tërësisht është ndalur", deklaroi Bllazho Vitanov, udhëheqës i firmës "Fryte-Fruktus", përfaqësues i kompanisë kroate "Agrokor" për Maqedoninë Juglindore.

Drastik është shembulli me firmën "Idea" nga Serbia, e cila në kushte normale në ditë ka importuar 40 deri 50 tonë tranguj, ndërsa tani kërkesa e kësaj perime në këtë vend fqinj është zvogëluar dhjetë herë dhe është mezi 4 deri 6 tonë, ndërsa e ngjashme ka qenë edhe gjendja me domatet.

Tregtarët dhe kopshtarët e hershëm të Maqedonisë shpëtimin e shohin në tregun rus për shkak të ndalesës për import të perimeve në këtë vend të Bashkimit Evropian. Po ndërmerren masa për riorientim të eksportit të prodhimeve të hershme kopshtare të Maqedonisë në Rusi që në mënyrë të konsiderueshme t'i ulë pasojat që i shkaktoi paraqitja e bakteries eshihiria koli në Gjermani.

Publikuar: 02.06.2011 | 15:49
Lexuar: 739 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime