Ministri Osmani deklaroi se angiografi i tretë për momentin u instalua në Institutin për radiologji, ndërsa në Kardiologji e presin edhe angiografin e katërt gjegjësisht të tretë për këtë Klinikë.
Aparati i ri për angiografi sot u lëshua në përdorim në Klinikën universitare për kardiologji në Shkup. Bëhet fjalë për angiografin e dytë, i cili është instaluar në Klinikën për kardiologji në kuadër të tenderit të madh të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Qeverisë.
Në lëshimin e aparatit në përdorim për angiografi morën pjesë kryeministri Nikolla Gruevski, ministri i Shëndetësisë, Bujar Osmani dhe drejtori i Klinikës, Sashko Kedev.
Ministri Osmani deklaroi se angiografi i tretë për momentin u instalua në Institutin për radiologji, ndërsa në Kardiologji e presin edhe angiografin e katërt gjegjësisht të tretë për këtë Klinikë.
"Numri prej 2.200 intervenimeve nga angiografi i parë, por edhe i njëqind provave në këtë angiograf me të vërtetë janë impresive, veçanërisht të dhënat se më nuk ka lista për pritjen e pacientëve të cilët kërkojnë shërbime nga kardiologjia intervenuese ku minutat janë vendimarrëse për jetën e pacientëve. Veçanërisht jam i kënaqur me faktin se kjo Klinikë bëhet shembull dhe vend ku trajnohen jo vetëm kuadrot nga shteti por edhe nga rajoni dhe nga Evropa Perëndimore", theksoi Osmani.
Prof.d-r. Kedev theksoi se në Klinikë kanë dy angiografë të cilët 24 orë shtatë ditë në javë janë të hapur dhe punojnë, ndërsa rezultatet të cilat janë bërë me agiografin e ri janë prezantuar, siç tha, në mbi 20 simpoziume evropiane dhe botërore dhe kongrese, ndërsa për herë të parë kanë edhe fotografi angiografike me të cilat mund të lëvdërohen.
"Bëhet fjalë për gjeneratën më të re të angiografit digjital me të cilin jo vetëm se është përmirësuar rezoluta, do me thënë kualiteti i fotografisë të cilin e shohim por edhe profili sigurues është në nivel të lartë. Kjo do të thotë se rrezatimi i rentgenit në të cilin jemi të ekspozuar si operatorë dhe në të cilat ekspozohen pacientët është minimalizuar", tha Kedev.
Shumë është pozitive, potencoi Kedev, që hasëm në mirëkuptim edhe nga Fondi për siguri shëndetësore pasi që ai i mbulon këto shpenzime.