E shtunƫ, 26.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Shtatëdhjetë e tetë persona kanë humbur jetën në fatkeqësinë e aeroplanit ushtarako-transportues indonezian C-130 "Herkules", me 11 persona në bord dhe 99 udhëtarë, në pjesën lindore të ishullit Java, komunikuan agjencitë botërore, duke iu referuar zëdhënësit të forcave ushtarake ajrore.
Nė rrėzimin e njė aeroplani transportues ushtarak nė Javėn Lindore 78 tė vdekur









Shtatëdhjetë e tetë persona kanë humbur jetën në fatkeqësinë e aeroplanit ushtarako-transportues indonezian C-130 "Herkules", me 11 persona në bord dhe 99 udhëtarë, në pjesën lindore të ishullit Java, komunikuan agjencitë botërore, duke iu referuar zëdhënësit të forcave ushtarake ajrore.

Aeroplani ka fluturuar nga kryeqyteti Xhakarta drejt pjesës lindore të Javës dhe ka kryer mision stërvitës rutinor, para se të rrëzohet afër bazës së forcave ushtarake ajrore, në kufirin mes qarqeve Madiun dhe Magetan (rreth 150 kilometra në jugperëndim të Surabajës), bëri të ditur zëdhënësi.

Aeroplani i madh gjatë rrëzimit ka shkatërruar disa shtëpi, pasi që ka hyrë në fushën e afërt me oriz, ndërsa nga ai është paraqitur edhe flakë.

Për televizionin vendor "Metro TV" një përfaqësues i autoriteteve vendore vërejti se në tokë kanë humbur jetën së paku edhe dy persona.

Aeroplani është shkatërruar tërësisht.

Publikuar: 20.05.2009 | 01:32
Lexuar: 511 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime