"T'i respektojmë ligjet, standardet profesionale dhe kodeksin etik. Në ditën e zgjedhjeve zyret e SHGM-së në Shkup dhe në qendra rajonale në vend do të jenë të hapura 24 orë. Secili që do të përballet me çfarëdo lloj problemi mund ta kontaktojë Shoqatën ose koordinuesit SHGM-së", thuhet në kumtesë.
Shoqata e gazetarëve të Maqedonisë (SHGM) sot u bëri thirrje gazetarëve që në mënyrë profesionale të informojnë më 5 qershor kur do të mbahen zgjedhjet parlamentare.
"T'i respektojmë ligjet, standardet profesionale dhe kodeksin etik. Në ditën e zgjedhjeve zyret e SHGM-së në Shkup dhe në qendra rajonale në vend do të jenë të hapura 24 orë. Secili që do të përballet me çfarëdo lloj problemi mund ta kontaktojë Shoqatën ose koordinuesit SHGM-së", thuhet në kumtesë.
Nga SHGM-ja thonë se në dispozicion kanë edhe ndihmë juridike falas dhe përderisa cili do gazetar gjendet në ndonjë situatë të keqe, mund t'i kontaktojë dhe t'i shfrytëzojë shërbimet falas të avokatëve Filip Medarski dhe Dejan Stankovski.