Juve, i cili tashmë ka arritur marrëveshje me Pirlon e Milanit dëshiron që edhe në sezonin e ardhshëm të llogaris në shërbimet e Akuilanit.
Skuadra italiane Juventus ofron 7 milionë euro për të blerë kartonin e Alberto Akuilanit, i cili në sezonin e kaluar ishte huazuar nga Liverpuli te Zonja e Vjetër.
Shuma që ofron Juve mbase nuk do ti plotësojë kërkesat që kërkon skuadra e Liverpulit, pasi që Reds, kërkojnë 16 milionë euro.
Juve, i cili tashmë ka arritur marrëveshje me Pirlon e Milanit dëshiron që edhe në sezonin e ardhshëm të llogaris në shërbimet e Akuilanit.
Mbetet në ditët e ardhshme të shihet nëse Liverpuli do të pranojë ofertën e Juves. Ndërkaq vetë lojtari pak ditë më parë ka shprehur dëshirën që edhe në edicionin e ardhshëm të jetë pjesë e Juves, që do të drejtohet nga trajneri Antonio Konte.