Sipas të dhënave në Listën zgjedhore që e konkludoi Komsioni Shtetëror Zgjedhor, të drejtë vote në Njësinë e parë zgjedhore kanë 302.864, në të Dytën 312.720, në të tretën 291.140, në të Katërtën 292.596, në të Pestën 303.686 dhe në të Gjashtën 318.116 votues.
- Mbrëme në mesantë përfundoi fushata parazgjedhore dhe filloi heshtja 24-orëshe para zgjedhjeve të parakohshme parlamentare që do të mbahen të dielën më 5 qershor.
Në tre njësitë zgjedhore jashtë vendit - Evropë dhe Afrikë, Amerikën Veriore dhe Jugore, Australi dhe Azi, janë parashtruar gjithsej 24 lista për kandidatë, për të cilët do të mund të deklarohen 7.258 shtetas të Maqedonisë që janë paraqitur për votim në përfaqësitë diplomatike dhe konsullare. Votimi në disaporë do të mbahet një ditë para zgjedhjeve, më 4 qershor. Nesër të drejtë votimi do të realizojnë edhe 2.222 persona që janë në arrest apo vuajnë dënimin me burg, si dhe 407 persona të zhvendosur brenda vendit.
Në diasporë, për votim në NJ. Z. Evropë dhe Afrikë janë paraqitur 4.653 mërgimtarë, në Amerikën Veriore dhe Jugore 1.832, ndërsa në nj.z. Australi dhe Azi 773 votues.
Mërgimtarët, të burgosurit, të sëmurët dhe personat e zhvendosur brenda vendit do të votojnë nesër, një ditë para zgjedhjeve parlamentare të së dielës.
Zgjedhjet zbatohen sipas modelit proporcional në nëntë njësi zgjedhore.
Renditja e listave me kandidiatë për deputetë që u përcaktua me short në Komsionin Shtetëror Zjgedhor është e njëjtë në të gjitha njësitë zgjedhore.