Hulumtimet dëshmuan se gratë të cilat pinë duhan janë më shumë të ekspozuara ndaj rrezikut nga dëmtimi i mushkërive sesa burrat.
Gratë janë posaçërisht të ndjeshme në efektet toksike të duhanit, pohojnë shkencëtarët amerikanë. Ata besojnë se tek gratë më herët se tek burrat dëmtohen mushkëritë, e për këtë iu nevojitet edhe sasia më e vogël e cigareve të pira.

Deri më tani ekspertët dyshuan në këtë, por deri vonë nuk kanë pasur dëshmi me të cilat këto dyshime do të vërtetoheshin. Megjithatë, pas studimit në të cilin morën pjesë 954 njerëz nga Norvegjia me sëmundje kronike të mushkërive, që nga efizemi deri tek bronkiti kronik, tash kjo u dëshmua shkencërisht. Në studim morën pjesë 60 për qind burra dhe 40 për qind gra, e të gjithë ishin ose duhanpirës aktual apo ish-duhanpirës.
Të dyja grupet kanë pasur probleme të ngjashme me mushkëri, por tek më të ri se 60 vjet apo tek ata të cilët mesatarisht pinë duhan më pak u konstatua se për dallim nga burrat gratë kishin simptoma më serioze të sëmundjeve dhe se mushkëritë i kishin më keq se burrat. Shkencëtarja dr. Inga-Cecilie Soerheim nga Birgham and Womens Hospital nga Boston, e cila gjithashtu punon në Universitetin Bergen në Norvegji udhëhoqi këtë studim, ndrërsa ajo beson se ndikimet e ndryshme të cigareve ndaj gjinive kanë lidhje ne anatominë. Gratë kanë sisteme më të vogla të frymëmarrjes se burrat, andaj secila cigare e pirë për to është potencialisht më e rrezikshme, ndërsa rol të rëndësishëm luajnë edhe hormonet. Shumica e njerëzve beson se pirja e tyre e duhanit është aq e kufizuar saqë smund të jetë e dëmshme, se disa cigare në ditë nuk paraqesin rrezik minimal.
Megjithatë, tek grupi në studimin e këtij universiteti, gjysma e grave kishin ndonjë nga sëmundjet e mushkërive, thotë dr. Soerheim. Këto sëmundje godasin rreth 210 milionë njerëz në botë, ndrysa simptomat më të mëdha janë kollitjet, mungesa e ajrit dhe aftësia e kufizuar e ushtrimeve./express/