Bëhet fjalë për një video të xhiruar në vitin 1997, kur cifti Lopez-Noa, të sapomartuar në atë kohë, ishin për muaj mjalti.
Sipas faqes gossip, TMZ filmimi përmban skena të nxehta ku tregohet Jennifer Lopez krejtësisht lakuriq.
Ajo që Jennifer Lopez po i druhej prej vitesh duket se ndodhi: një filmim ku shfaqet këngëtarja dhe aktorja e suksesshme në momente mjaft intime ka dalë në shitje nga ish-bashkëshorti i saj, Ojani Noa.
Bëhet fjalë për një video të xhiruar në vitin 1997, kur cifti Lopez-Noa, të sapomartuar në atë kohë, ishin për muaj mjalti.
Sipas faqes gossip, TMZ filmimi përmban skena të nxehta ku tregohet Jennifer Lopez krejtësisht lakuriq.
Ndërkohë, gjykata lejoi publikimin e xhirimit. Në fakt, Noa videon e ia ka shitur së dashurës së tij të tanishme Klaudia Vaskez, ndërsa gjykata i ka lejuar asaj që ta shesë dhe distribuojë xhirimin pornografik.
Këngëtarja dhe aktorja tentoi disa muaj më para të parandalojë bërjen publike të këtyre imazheve, por një gjykatë në Los Angeles e hodhi poshtë kërkesën e saj duke i dhënë dritën jeshile publikimit të videos.
Gjithnjë sipas TMZ, disa faqe pornografike janë duke konkuruar me njëra-tjetrën për blerjen e filmimit dhe cmimi që diskutohet është diku tek 40 mijë dollarë.