Nëse nuk caktohet seanca konstituive brenda afatit të parashikuar, deputetët vetë mblidhen dhe e konstituojnë Kuvendin në ditën e njëzetë e njëtë nga dita e përfundimit të zgjedhjeve.
Sipas Kushtetutës së Republikës së Maqedonisë, deputetët në Kuvend zgjidhen për katër vjet. Mandatin e deputetëve e verifikon Kuvendi, ndërsa fillon të rrjedhë nga seanca konstituive e përbërjes së re parlamentare. Kuvendi i sapozgjedhur takohet në seancë konstituive më së voni 20 ditë pas mbajtjes së zgjedhjeve. Seancën konstituive e konvokon kryetari i Kuvendit nga përbërja paraprake.
Nëse nuk caktohet seanca konstituive brenda afatit të parashikuar, deputetët vetë mblidhen dhe e konstituojnë Kuvendin në ditën e njëzetë e njëtë nga dita e përfundimit të zgjedhjeve.
Presidenti i shtetit obligohet në afat prej dhjetë ditësh nga konstituimi i Kuvendit, mandatin për përbërjen e Qeverisë t'ia besojë një kandidati të partisë, gjegjësisht partive të cilat kanë shumicë në Kuvend.
Kushtetuta përcakton se mandati i ndahet partisë, gjegjësisht partive të cilat kanë shumicë në Kuvend me 62 mandate të fituara deputetësh. Në rast të fitimit të numrit të njëjtë të mandateve të deputetëve nga ana e dy partive, gjegjësisht koalicioneve, presidenti i shtetit do ta ndajë mandatin për përbërjen e qeverisë së re në të cilën do të demonstrojë se pas tij qëndrojnë nënshkrimet e 62 deputetëve.
Mandatari në afat prej 20 ditëve nga dita e vendosjes së mandatit, Kuvendit i dorëzon program dhe e propozon përbërjen e Qeverisë.
Seancën për zgjedhjen e Qeverisë, kryetari i Kuvendit e konvokon në afat prej 15 ditësh nga dita e pranimit të propozimit për përbërjen e Qeverisë dhe programit. Kuvendi e zgjedh Qeverinë me shumicë votash nga numri i përgjithshëm i deputetëve.
Sipas afateve të parashikuara, Maqedonia duhet të bëhet me Kuvend të ri deri më 25 qershor, ndërsa me Qeveri të re më së voni deri më 10 gusht.