Në Strasburg dhe Bruksel, siç transmeton Radio Dojçe Vele, nuk fshihet dëshira për formim sa më të shpejtë të Kuvendit dhe Qeverisë së re, që Maqedonia dhe qytetarët e saj të mos humbin kohë.
Eurodeputetët i përshëndesin rezultatet nga zgjedhjet në Republikën e Maqedonisë, duke u uruar fituesve dhe jehonës së lartë të votuesve dhe kërkojnë nga pushteti i ri dhe opozita dialog të vërtetë dhe përkushtim për integrimin evropian.
Në Strasburg dhe Bruksel, siç transmeton Radio Dojçe Vele, nuk fshihet dëshira për formim sa më të shpejtë të Kuvendit dhe Qeverisë së re, që Maqedonia dhe qytetarët e saj të mos humbin kohë.
"Shpresoj se pas këtyre zgjedhjeve, dialogu mes pushtetit të ardhshëm dhe opozitës së ardhshme do të vendoset sërish dhe se diskutimet mes tyre do të jenë më të lehta. Kjo posaçërisht është me rëndësi, pasi fotografia me zënkat që ata e jepnin gjatë kohës së zgjedhjeve, me të vërtetë nuk ishte më e mira që kemi mundur ta shohim në gazetat tona", tha eurodeputetja gjermane nga radhët e partive popullore, Doris Pak.
Ajo në deklaratë për radion ndërkombëtare gjermane thotë se ka qenë e befasuar nga toni tejet i ashpër në fushatën parazgjedhore.
"Më vjen mirë që dëgjoj se nuk ka pasur incidente më të mëdha dhe shpresoj se këto zgjedhje do të mbahen mend në histori si demokratike dhe korrekte dhe se pushteti i ri do të punojë për të mirën e të gjithë qytetarëve të MAqedonisë. Ajo që tani i duhet Maqedonisë është hapi përpara sa është e mundur më shpejt, pasi pritjet këtu në Bruksel dhe Strasburg janë se raporti i Komisionit evropian në tetor do të jetë kritik", vlerëson eurodeputetja sllovene Tanja Fajon nga radhët e grupit të socialistëve evropianë.
Dy eurodeputetet nga grupet më të mëdha politike në Parlamentin evropian, të cilat mirë e njohin Maqedoninë dhe rajonin, në deklarata që i dhanë për Radio Dojçe Vele, posaçërisht theksojnë se para udhëheqësve të sapozgjedhur të Maqedonis mbeten edhe shumë punë, detyra.
Tanja Fajon i thekson prioritetet, të cilat sipas Brukselit dhe Strasburgut priten nga vendi menjëherë pas zgjedhjeve.
"Maqedonia duhet sa është e mundur më shpejt të vazhdojë në rrugën drejt Bashkimit Evropian, të vazhdojë me axhendë evropiane dhe me të gjitha reformat të cilat janë të nevojshme për këtë", thotë Fajon.
Në këtë kontekst, eurodeputetja sllovene thekson se nevojitet të gjendet sa është e mundur më shpejt zgjidhje për emrin.